Rama paralajmëron ata që lëvizin me makinë dhe ata që rrisin çmimet: Do të merren masa drastike

Kryeministri Rama ka hyrë sërish ‘live’ në Facebook duke u kërkuar të gjithë qytetarëve të rrinë në shtëpi, ndërsa ka paralajmëruar përshkallëzim të masave dhe ndëshkime për shkelësit e udhëzimeve të fundit.

“Masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do të kapet në qarkullim, mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe ti ndalohet disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë. Kush luan me çmimet e ilaceve dhe ushqimeve do ta humbasë të drejtën përfundimisht për të qenë në treg”, u tha ai ndërsa u shpreh se numri i të prekurve do të rritet dhe se nuk do të jetë periudhe e lehtë apo e shkurtër.

“Ngaqë s’jemi mësuar të rrimë në shtëpi, të mos lëvizim me makinë, të rrime me orë në kafe, të mos shkojmë e të shohim, nënë e babë kur rrinë më vete. Por ska zgjidhje tjetër nëse nuk duam të shkojmë si cjapi te kaspai., të mos bëhemi bashkëfajtoë të humbjes të afërmve tanë. duhet ti mundim zakonet tona. të qëndrojmë në shtëpi me fëmijët, dhe me prindërit. sot që flaism numri i të prekurve ka shkuar 33, dhe do të rrite sepse kurbën e pandemisë nuk e kemi në dorë ta ndalim, por ta ngadalësojnë. Masat do të përshkallëzohen, ndaj ta ndajmë mendjen që nuk do ti sfdiojmë dhe ja ku jam unë hyr e dil në shtëpi sepse ska as ofiq as gjatësi që të mbron. Jam mësuar të punoj online me miniustrat dhe bashkëpunëtprët dhe smë duket keq të kaloj pak kohë me Zahon që se kam bërë qëur ka lindur”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni