Rama: Shëndetësia falas? Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë

QSUT

Nga Durrësi, ku përshëndeti anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, Edi Rama u përqendrua dhe tek sektori i Shëndetësisë dhe premtimet që bëri gjatë fushatës elektorale për shëndetësi falas. Kreu i qeverisë tha se, shëndetësia falas do të bëhet, por jo menjëherë, duke përmendur shprehjen e njohur popullore, “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”.

“Po ne e themi me gojën plot shëndetësia falas, por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Por në 1 vit e gjysmë, shqiptarët mund të bëjnë analiza falas por dhe mjekun e familjes falas. Të dyja këto më parë bëheshin me pagesë. Natyrisht do shkojmë dhe të spitali falas, por gjërat bëhen hap pas hapi dhe vit pas viti”, u shpreh Rama gjatë fjalës në konferencën për anëtarësimet e reja që u mbajt në Durrës./ balkanweb

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni