Raport/ Rëndësia e menaxhimit të sëmundjeve kronike në situata emergjente

Pandemia nga COVID-19 shkaktoi krizën më të madhe shëndetësore në botë të 100 viteve të fundit. Edhe në Shqipëri si përmasat e riskut për shëndetin publik, ashtu edhe masat për kontrollin e sëmundjes kanë qenë të jashtëzakonshme. Gjithashtu të rëndësishme vlerësohet të jenë efektet e pandemisë në shërbimet shëndetësore. Një pjesë e specifikave të qarkullimit të virusit SARS-Cov-2 në komunitet, ashtu si edhe një pjesë e pasojave në sistemet e shërbimeve shëndetësore, kanë ngelur ende të pa përshkruara mirë.
Pandemia ndikoi rëndë apo ndërpreu zinxhirin e shërbimeve të diagnostikimit, trajtimit, rehabilitimit dhe ato paliative për sëmundjet jo të transmetueshme. Presioni mbi shërbimet shëndetësore pritet të rritet edhe në terma afatgjatë kohorë. Arsyet kryesore do të jenë të lidhura me:

  • rritjen e rasteve të cilat kanë mbetur të pa diagnostikuara gjatë pandemisë;
  • rritjen e komplikimeve kardiovaskulare dhe respiratore afatgjata tek personat që kanë kaluar COVID-19;
  • dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të transmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik, mund të përkthehen në shtim të rasteve në të ardhmen.

E ardhmja gjithashtu do të sjellë emergjenca të tjera dhe mbetet prioritare që shërbimet për sëmundjet jo të transmetueshme të vijojnë të funksionojnë pavarësisht ndryshimit të qëllimit politik të situatës që shkaktohet.
Për një vlerësim të politikave të kujdesit ndaj shëndetit të popullatës shqiptare për vitet në vazhdim, është e rëndësishme që menaxhimi i kategorisë së të sëmurëve kronikë në çdo rast të ngjashëm si Sars-COV-2 që po kalojmë janë mësime dhe reflektime të:

  1. problematikave që u hasën gjatë pandemisë Covid-19;
  2. të sëmurët kronikë si grup risku;
  3. të rekomandimeve të Samitit Global të Shëndetit për të nxitur qasje për shoqërinë dhe shëndetin, duke promovuar përgjegjësinë në nivelet më të larta të qeverisjes për arritjen e një gatishmërie, parandalimi, zbulimi dhe reagimi më të mirë;
  4. të thirrjes së OBSH-së për të qenë gati për pandemi dhe epidemi të mundshme që mund të shoqërojnë njerëzimin në vitet e ardhshme.

Për të kontribuar në sfidën e menaxhimit të sëmundjeve kronike në situata emergjente në të ardhmen, Shoqata “Together for Life” ka hartuar një raport analitik që vlerëson pasojat e emergjencës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në shërbimet shëndetësore për sëmundjet jo të transmetueshme dhe ka propozuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një plan me prioritete. Ky dokument ka ndihmuar për të plotësuar një komponent të rëndësishëm në procesin e nisur të përgatitjes së Programit të ri Kombëtar të Sëmundjeve jo Infektive 2021-2030.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e projektit “Mbro Shëndetin, Menaxho Sfidat – MSHMS” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2022/03/Menaxhimi-i-semundjeve-jo-te-transmetueshme-ne-kushtet-e-emergjencash-shendetesore.pdf

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën