Raport vjetor mbi denoncimet e ardhura për sistemin shëndetësor

Përgatitën raportin:

  • Arlinda Shehu Gjypi
  • Blertina Koka
  • Denisa Canameti

Shoqata “Together for Life” ka zbatuar projektin “Forcimi i demokracisë në sistemin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Projekti filloi në muajin gusht 2017 dhe u mbyll në muajin korrik 2018.

Gjatë kësaj periudhe, shoqata “Together for Life”, përmes aktiviteteve të kryera prej saj në terren dhe në bashkëpunim me shoqatat e pacientëve, ka synuar të rrisë informimin e pacientëve për çështjet e të drejtave në sistemin shëndetësor. Gjithashtu është synuar përmes shkrimeve, si rritja e njohurive të pacientëve për sistemin shëndetësor, por gjithashtu është synuar që të rritet transparenca nga ana e institucioneve të këtij sistemi.

Përgjatë periudhës gusht 2017 – korrik 2018, gazeta “Shëndet+” ka mbledhur denoncimet e ardhura nga pacientët në të gjithë Shqipërinë dhe ka realizuar një raport për të bërë të ditur se cili është perceptimi i shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë, por edhe për të treguar përballjen me këtë sistem.

Siç do të shihet edhe më poshtë, ankesat kryesore të shtetasve shqiptare ndahen në 10 kategori dhe përkatësisht:

  1. Mungesa e ilaçeve, medikamenteve
  2. Mungesa e infrastrukturës
  3. Mungesë e pajisjeve
  4. Keqmenaxhim të institucioneve shëndetësore
  5. Mungesë e burimeve njerëzore
  6. Mungesë politikash shëndetësore parandalues.
  7. Mosfunksionim të politikave shëndetësore
  8. Shkelje e të drejtave të pacientëve (njeriut)
  9. Mohim të së drejtës së fjalës
  10. Mungesë informacioni

Nga ana e shoqatës “Together for Life”, pas marrjes së denoncimeve të pacientëve, është realizuar edhe verifikimi në terren i këtyre denoncimeve. Më pas, të gjitha denoncimet e provuara janë publikuar në faqen online të gazetës “Shëndet+” si dhe në portalin propacientit.com.

Një gjë e tillë ka sjellë në vijimësi edhe rritjen e numrit të denoncimeve, siç do të shihet edhe më pas.

Në linkun bashkëngjitur gjeni raportin e plotë të denoncimeve të ardhura në portalet shëndetësore shendeti.com.al dhe propacientit.com.

Raport vjetor mbi denoncimet e ardhura për sistemin shëndetësor në portalet shëndetësore shendeti.com.al dhe propacientit.com

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo