Raporti i frikshëm i OKB-së: “Një grua vdes çdo dy minuta gjatë shtatzënisë ose lindjes”!

Një grua ende vdes çdo dy minuta nga komplikimet që lidhen me shtatzëninë ose lindjen e fëmijëve, edhe pse vdekshmëria e nënave ka rënë me një të tretën në 20 vite, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Siç theksohet në një raport të Kombeve të Bashkuara shkalla globale e vdekshmërisë së nënave u ul me 34.3% nga viti 2000 në 2020.

Bjellorusia shënoi rënien më të madhe, ndërsa Venezuela shënoi rritjen më të madhe, e ndjekur nga Qiproja, Greqia dhe SHBA. Në nivel global, 287,000 gra vdiqën gjatë shtatzënisë ose lindjes në vitin 2020, me fjalë të tjera, një vdekje çdo dy minuta nga 446,000 në 2000. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se:

Shtatzënia mbetet një përvojë jashtëzakonisht e rrezikshme për miliona gra në mbarë botën që nuk kanë akses në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë. Këto statistika të reja zbulojnë nevojën urgjente për të siguruar që çdo grua dhe vajzë të kenë akses në shërbimet shëndetësore kritike para, gjatë dhe pas lindjes. Numri i vdekjeve u rrit në pothuajse të gjitha rajonet e botës vitet e fundit, me përjashtim të Australisë dhe Zelandës së Re (–35%) dhe Azisë qendrore dhe jugore (–16%).

Ndërkaq, foshnjat e lindura nga nëna që janë abuzuar gjatë shtatzënisë tregojnë ndryshime në strukturën dhe zhvillimin e trurit të tyre, sipas hulumtimit të kryer nga Universiteti i Bath në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt, amigdala, e cila ka qenë e lidhur me emocionet dhe veçanërisht me frikën, është më e vogël tek vajzat, nënat e të cilave janë abuzuar gjatë 9 muajve që i mbanin.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal