Raporti i KLSH për situatën tek Onkologjiku, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Nevojitet llogaridhënie institucionale, pacientët në luftë për mbijetesë!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

“Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetësë edhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje përgjegjshësie nga ana e titullarëve apo drejtuesve respektiv dhe kësisoj përmirësim i shërbimit për pacientët. Raporti ka realizuar një auditim të plotë përfundimtar, për institucionin e politikbërjes qëndrore Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e duke vazhduar me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor si dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

Postime të ngjashme

Lyerja e shpeshtë e flokëve, a e rrit rrezikun e kancerit? Ja çfarë thotë studimi
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve
Për çfarë janë të mira karotat? Ja 5 përfitime që merrni në shëndet
Foshnja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë! Ja për çfarë akuzohen
Ky është fruti që na ndihmon të kemi dhëmbë më të bardhë
Pse duhet ta përfshijmë çajin e zi në rutinën tonë të përditshme