Reagon ministri Beqaj pas audio-skandalit: U mbars mali e polli një mi! Qytetarët: Suksese në burg o hajdut

ilir-beqaj_facebook

Menjëherë pas publikimit të përgjimit audio në emisionin investigativ “Stop”, ka ardhur reagimi nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me anë të një postimi në Facebook, Beqaj pranon atë që është incizuar dhe transmetuar sonte, duke shtuar se ajo që dëgjuan njerëzit nuk është e gjithë e vërteta.

Sipas tij, drejtori i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së, por sepse është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Ndërkohë, menjëherë pas postimit në Facebook, komentuesit e kanë masakruar me akuza. Pjesa më e madhe e tyre i kanë kërkuar ministrit dorëheqjen, ndërkohë që ka pasur edhe nga ata që i kanë uruar atij suksese në burg.

Statusi i ministrit:

Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.

Komente

1. Pse nuk ja the këtë gjë gjatë bisedës telefonike? Po ta pranosh largimin me vullnetin tënd do të ketë hije, po nuk u largove dhe tani, hallall të qoftë. Gjen shesh bën përshesh.

2. Ilir Beqaj jep dorëheqjen mos bëj si i pafajshëm kur t’i vetë i kërkove llogari pse nuk erdhi dhe i the suksese në jetë, që do të thotë je i pushuar. Çfarë prallit tani në fb kot. Gjëja më e mirë dhe e ndershme është të japësh dorëheqjen, asgjë nuk ke bërë për shëndetësinë, mungon çdo gjë. Jep dorëheqjen! Nuk je ministri që duam, jep dorëheqjen. Edi Rama në qoftë se e do Shqipërinë si thotë, ty duhet të të pushojë menjëherë. Mjaft me lojëra fjalësh, tani e dëgjuam mirë se çfarë fole.

3. Suksese në burg o hajdut.

 

 

 

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?