Reagon Urdhri i Mjekut: Të respektohen kufijtë e kompetencës profesionale gjatë dhënies së opinioneve dhe sugjerimeve

Deklaratë e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë

Përkeqësimi i situatës së në vend si pasojë e pandemisë, me rastet e reja dhe humbjet e përditshme të jetës, ka shqetësuar popullatën dhe mbingarkuar kujdesin shëndetësor në vend. Vërehet qartë se nuk kursehet as moshë, e as profesionitët e kujdesit shëndetësor.

Urdhri i Mjekut të Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur në të gjitha nivelet e shoqërisë. Si organizatë profesionale ai sheh si domosdoshmëri që situata të analizohet më mirë në çdo aspekt e këndvështrim nga çdo institucion qendror e lokal, publik e privat; ku stafet drejtuese në bashkëpunim me ekspertët e fushës duhet të vlerësojnë realisht gjendjen dhe të marrin masat e duhura për përmirësimin e saj për sigurimin e shëndetit si të personelit shëndetësor dhe të popullatës.

Ritheksojmë edhe njëherë se është e domosdoshme NGA GJITHËSECILI TË NJIHEN DHE TË RESPEKTOHEN KUFIJTË E KOMPETENCËS PROFESIONALE GJATË DHËNIES SË OPINIONEVE DHE SUGJERIMEVE. Në qendër të vëmendjes mbeten sugjerimet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas të fushës, si dhe përvoja jonë e fituar nga epidemitë e kaluara.

Politizimet e problemit janë pa dobi dhe nuk i vlejnë askujt, ato përkundrazi çorodisin publikun dhe ulin efikasitetin e bashkëpunimit dhe kontributin e tij si element bazë për fitimin e kësaj beteje.

UMSH thekson fortë se SUKSESI ARRIHET NËPËRMJET KONTRIBUTIT TË VËRTETË DHE PËRGJEGJSHMËRISË TË GJITHËSECILIT.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet