Në Spitalin Memorial të Fierit është realizuar kranioplastika e parë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar.
“Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, shprehet kreu i qeverisë.
Postimi i Ramës:
🏥🤍Në Spitalin Memorial, Fier, u realizua me sukses kranioplastika e parë, një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru 🧠🙏
Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore🤝🇦🇱
🧑⚕️👨⚕️ Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago👏👏👏
