Reanta 5-javëshe në luftë me jetën! Prindërit apel për ndihmë

Që në momentin që lindi, Reanta e vogël  nuk ndjeu aromën e nënës po dhimbjen e bisturisë.

Me të ardhur në jetë ajo i është nënshtruar një operacioni të vështirë në aparatin tretës. Vogëlushja lindi me një anomali në sistemin tretës (kishte fryrje të zorrëve dhe nxirrje të tyre). Reanta iu nënshtrua një operacioni të komplikuar, ku iu hoq një pjesë e zorrës, duke i lënë vetëm 15 cm.

Prindërve të saj, Taulant dhe Mbaresa Balliu, nuk iu dhanë asnjë shpresë nga mjekët se vajza mund t’ia dalë. Por, kur askush nuk e besonte se do të mbijetonte, vajza arrin t’ia dalë të mbijetojë me këtë komplikacion dhe të luftojë fort për jetën.

“Zoti ka bërë mrekulli me të”, thonë prindërit e saj.

“U çlirua nga tubat që po i merrnin frymën dhe filloi të pijë qumësht dhe organizmi i saj e pranoi. Të gjithë mjekët u çuditën se si po ja del ky fëmijë. Ajo po lufton shumë për jetën, sepse do të jetojë dhe deri tani ja ka dalë mbanë. Por, sa mund të jetojë një njeri me 15 cm zorrë?”, tregon çifti Balliu.

Vajza i duhet t’i nënshtrohet patjetër një operacioni tjetër për transplantim të zorrëve, pasi është e vetmja mënyrë që ajo të jetojë. Fatkeqësisht, ky lloj transplanti nuk mund të kryhet në Shqipëri.

Në një spital në Itali kushton 26.000€ dhe prindërit e saj thonë se nuk mund ta përballojnë këtë shumë me të ardhurat e tyre.

Ata bëjnë apel për ndihmë nga kushdo që ka mundësi të kontribuojë me një shumë të vogël parash, që të mund të kryhet operacioni.

“Zoti na e ka dhuruar dhe besuar ne Reantën dhe ne s’mund të rrime pa luftuar në çdo mënyrë për jetën e saj. Nëse dikush e ndjen për të ndihmuar që ky engjëll të jetojë me një shumë qoftë minimale për ne do ishte shumë. Reanta e do jetën dhe ne s’mund t’ia mohojmë”, shprehen prindërit e saj.

Ky është nr. i llogarisë ku mund të hidhni kontributin tuaj! 
Raiffeisen Bank MBARESA BALLIU- 0030614439 
IBAN: AL25202130080000000040614439
Tel: 0693196553

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren