Gjel deti i pjekur me fruta të thata, perime dhe patate të ëmbla. Gatuar plot dashuri Te Stela Resort!
Përbërësit për 7-8 persona
-Gjel deti (1 copë rreth 6 kg)
-Erëza mikse (kripë; piper i zi; rozmarinë; hudhra; mente; dafinë; majdanoz)
-Selino (2 rrënjë)
-Verë e bardhë (300 ml)
-Patate të ëmbla (2 kg)
-Rrush i thatë (200 gr)
-Bajame (100 gr)
-Arra të qëruara (100 gr)
-Qepë (2 kokrra)
-Limona (2 kokrra)
-Gjalpë (100 gr)
-Vaj ulliri (50 ml)
-Kajsi të thata (100 gr)
Dekori: Sallatë jeshile; spec i verdhë; spec i kuq; rrush; boronicë; radikio.
Përgatitja:
Gjelin e pastrojmë dhe e lajmë me ujë të ftohtë dhe kripë të trashë. Më pas e fusim në proces marinimi me erëzat, qepët, karotat, verën e bardhë, duke e mbushur gjelin më të gjithë frutat e perimet e recetës. E mbulojmë gjelin dhe e fusim në frigorifer të marinohet për rreth 2 orë.
Pjekja:
E nxjerrim nga frigoriferi dhe vendosim në një tavë, e fërkojmë me limon, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim kripë e piper. I shtojmë pak ujë në fund të tavës. E mbulojmë gjelin me alumin që të mos rrëmbehet dhe e fusim në pjekje me temperaturë 190 gradë për rreth 2 orë.
Mbas një ore e gjysmë ja heqim aluminin që të marrë karamelizimin dhe ngjyrën perfekte.
Shërbehet në një pjatancë të dekoruar me fruta, erëza dhe perime të freskëta.
Ju bëftë mirë!


