Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Këshilla e vjetër: “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ dhe darkën si varfanjak”, mbart shumë mençuri. Vakti i mëngjesit është më i rëndësishmi i ditës. Nëse e anashkaloni këtë vakt, ose nuk i kushtoni rëndësi në mënyrën e ushqyerjes, ju do të keni pak energji gjatë ditës.
Përveç se na furnizon me energji vakti i mëngjesit mëngjesit ndihmon edhe me tretjen, metabolizmin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë vaktit të mëngjesit. Më poshtë do t’ju paraqesim një recetë me proshutë, vezë dhe lakër jeshile që rekomandohet të konsumohet për vaktin e mëngjesit:
Përbërësit:
- 1 vezë
- 2 filxhanë me lakër jeshile të grira
- ½ filxhan domate të vogla të përgjysmuara
- 1 ½ lugë çaji vaj ulliri esktra i virgjër
- 1 ½ lugë çaji uthull molle
- 1/8 lugë çaji kripë
- 1 fetë proshutë e skuqur dhe e prerë në copa
- 1/8 lugë çaji piper të zi
Përgatitja:
- Mbushni një enë të vogël me ujë dhe lëreni të ziejë. Vendosni vezën (uleni temperaturën kur uji fillon të vlojë) dhe ziejeni për 6 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe ftoheni me ujë të ftohtë. Qërojeni vezën dhe lëreni anash.
- Përzieni lakrën dhe domatet në një tas. I spërkatni me vaj, uthull molle dhe kripë. Vendosni edhe proshutat dhe vezën e prerë në gjysmë, dhe në fund i hidhni piperin.
Burimi: Time.com / https://shendeti.com.al/


