Receta elektronike për barnat e rimbursueshme. Ja cila është rruga për përfitimin e saj (Video)

Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+

Nga muaji shkurt, në Tiranë e më pas në të gjithë vendin do të nisë aplikimi i recetës elektronike. Por, cila është rruga që duhet ndjekur për përfitimin e saj?

Pacienti drejtohet tek mjeku i familjes me kartën e shëndetit për të marrë recetën me rimbursim.

Mjeku i familjes identifikon pacientin nëpërmjet kodit unik të identifikimit dhe ka akses në të gjithë historikun e mjekimeve të marra prej tij, element i cili e lehtëson mjekun në përcaktimin e terapisë medikamentoze, shkruan Shëndeti Online.

Gjatë përpilimit të një recete të re mjeku përcakton tipin e recetës, nëse ka apo jo ndryshim terapie, periudhën e mjekimit dhe përcakton diagnozën sipas sistemit të referimit. Barnat e përshkruara në recetën me rimbursim janë sipas protokollit të trajtimit të fondit për diagnoza apo kod diagnoze respektive.

Mjeku zgjedh barnat sipas principit aktiv dhe forma e dozës përcakton terapinë, sasinë, kohëzgjatjen dhe mënyrën e marrjes së këtij bari.

Receta e përshkruar konfirmohet nga mjeku dhe, për herë të parë, duke përdorur nënshkrimin elektronik sipas legjislacionit në fuqi bëhet e vlefshme si dokument shëndetësor, duke eliminuar në këtë mënyrë printimin e recetës, firmosjen dhe vulosjen e saj. Mjeku i jep pacientit kodin 5-shifror që identifikon recetën e sapopërshkruar për ekzekutimin e kësaj recete në farmaci.

Për pacientët kronikë, në rast se nuk ka ndryshim terapie, receta e mëparshme ripërshkruhet duke vendosur numrin e ri të vizitës, konfirmuar dhe nënshkruar atë.

Çfarë ndodh me farmacistët?

Farmacisti identifikon pacientin me kartën e shëndetit dhe recetën me kodin 5-shifror dhe nis ekzekutimin e saj sipas barnave të përshkruara në recetën me rimbursim. Për çdo princip aktiv të përshkruar nga mjeku, pacienti informohet paraprakisht nga alternativat e disponueshme dhe bashkëpagesën për secilin bar nëse ka, dhe përzgjidhet alternativa sipas preferencës së pacientit. Pas ekzekutimit të recetës, farmacisti konfirmon recetën.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi