Receta kuruese popullore me gështenjë

GeshtenjaFrutat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese dhe dietike. Ato përmbajnë rreth 40% niseshte dhe mnd të përdoren të freskëta, të ziera ose të pjekura. Kokrrat e ziera ose të pjekura kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut e zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve të tjera, duke aktivizuar gjendrat tretëse. Rekomandohen veçanërisht tek fëmijët e vegjël në rastet e diarresë. Për një efekt sa më të mirë kurativ, përdoren gjethet e thara të gështenjës që mblidhe në periudhën e lulëzimit, lëvorja e degëve të njoma, lulet mashkullore dhe kokrra.

Receta 1, kurimi i gjendjes gripale

Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutëse të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësuese të kollës. Për këtë merren 30 gjethe gështenje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Nga lëngu i fituar pihet një filxhan kafeje 1-2 herë në ditë.

geshtenjaReceta 2, mosmbajtja e urinës

Në rastet e mosmbajtjes së urinës ndiqet këshilla:

Merret një grusht me gjethe dhe një grusht me lëvore gështenje dhe zihet në një litër ujë për gjysmë ore. Nga lëngu i fituar, pihet një filxhan çaji në mëngjes esëll për 10-15 ditë.

Receta 3, kurimi i dizenterisë

Lëvoret e degëve të gështenjës janë një ilaç i mirë kundër çdo forme të dizanterisë dhe rasteve me hemorragji, nëse përdoren në këtë mënyrë:

Merren 30-80 gr lëvore degësh dhe zihe në një litër ujë për gjysmë ore. Nga çaji i përftuar pihet 3-4 gota në ditë. Ai përdoret me sukses edhe kundër dhimbjeve të syve, duke i shpëlarë së jashtmi me të.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren