Kryefaqja Dieta Receta/ Oriz me lakër

Receta/ Oriz me lakër

0
Shpërndaje

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Oriz me lakër

Përbërësit për 4 racione:
1 qepë
100ml vaj ulliri
1 thelpi hudhër
1kg lakër
200gr oriz për pilaf
1 lt lëng perimesh
Kripë, piper
Lëkurën e 2 limoneve
Lëngun e 1 limoni
2 qepë të njoma
1 tufë koper

Përgatitja:
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim 50ml vaj ulliri.

Presim qepët në copa të mëdha dhe hudhrat i presim trashë dhe i hedhim në tenxhere. Presim lakrën trashë dhe e hedhim në tenxheren me qepët, i gatuajmë për rreth 8-10 minuta. Hedhim oriz, lëngun, kripë dhe piper. Përziejmë herë pas herë.

E heqim nga zjarri kur orizi të jetë bërë dhe hedhim pjesën tjetër të vajit të ullirit, lëngun e limonit, lëkurën e limonit, bishtat e qepëve të njoma të grira dhe koprën.

E shërbeni me pak qepë të njomë të grirë, koper dhe vaj ulliri.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here