Receta të thjeshta për të humbur peshë më lehtë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Sallatë me mango, avokado dhe mish pule

sallate

Për katër persona :

Përbërësit  për sallatën:

  • tas plot me sallatat e stinës
  • 1 mango e madhe, e larë dhe e qëruar
  • 1 avokado e madhe, e larë dhe e qëruar
  • 2 fileto pule të  pjekura

Për salcën e sallatës:

  • 2 lugë mustardë
  • 1 lugë mjaltë
  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Pak piper dhe kripë

Si ta përgatisni :

  1. Ndajini filetot e pulës në fije të mëdha
  2. Qëroni dhe prisni në feta të holla mangon dhe avokadon
  3. Në një pjatë të madhe shtroni një shtresë sallate, një tjetër me mango, avokado dhe vendosni sipër pjesët e pulës.
  4. Përbërësit për salcën përziejini së bashku dhe hidhjani  sipër sallatës pikërisht  përpara se t’i servirni.

Informacion: Kalori:300 ; Yndyra: 12 gramë; Proteina: 29 gramë ; Karbohidrate: 20 gramë : Sheqer:17 gramë.

Merluc me erëza dhe limon

Për dy personamerluc

Përbërësit:

2 peshq merlucë të freskët

2 lugë vaj ullir

1 limon, i prerë në feta

Borzilok i fresët

Kripë dhe piper të zi

Si ta përgatisni:

  1. Vendosni peshqit nën një shtresë letër alumini
  2. Hidhni sipër të dyve nga një lugë vaj ulliri, një fetë limoni dhe borzilok. Hidhni edhe pak kripë dhe
  3. Përthyeni letrën e aluminit anash që të krijoni një si xhep. Futini në furrë për pak më shumë se 15 minuta në temperaturë të lartë. Furra të jetë nxehur paraprakisht.
  4. Lëreni të ftohet për 5 minuta. Shoqërohet me fleta të freskëta limoni.

Informacion: Kalori: 305 ; Yndyrë: 15 gramë; Proteina: 40 gramë; Karbohidrate: 0 gramë; Sheqerna: 0 gramë.

Omëletë indiane

Për një personomelete

Përbërsit

  • 3 të bardha vezësh dhe 1/4 e të verdhës
  • pak kripë dhe piper të zi për shije
  • 1 lugë vaj ulliri
  • ¼ fara mustarde
  • 1/8 shafran
  • 2 qepë jeshile, të prera hollë
  • ½  filxhan me domate të grira
  • 1 filxhan me speca jeshile të  grira
  • Sipas dëshirës: Një dorë me spinaq

Si ta përgatisni

  1. Përzieni kripë, piper, vezë dhe shtoni edhe pak qumësht (sipas dëshirës) në një tas. Trazojeni deri sa të përzihen mirë të gjithë ingredientët.
  2. Skuqni vajin në një tigan. Shtoni farat e mustardës dhe shafranin. Gatuajini për 30 sekonda duke i trazuar vazhdmisht. Shtoni qepët dhe gatuajini për 30 sekonda ose deri sa të zbuten. Përziejini vazhdimisht. Shtoni domatet, specat dhe spinaqin. Gatuajini për 1 minutë ose deri sa të zbuten.
  3. Uleni nxehtësinë. Hidhni vezët në tigan dhe shpërndajeni njëtrajtësisht. Gatuajeni deri sa anët të fillojnë të bëhen kafe (gati 2 minuta). Me kujdes  futeni  lugën anash omletës  me qëllim që pjesa e pabërë e vezës që ka mbetur  në mes të perhapet dhe të bjeri në kontakt me anët e tiganit.
  4. Vazhdoni të gatuani deri sa të piqet edhe qendra ( rreth 2 minuta të tjera) . Me kujdes përthyejeni omletën më dysh. Zhvendoseni me kujdes në një pjatë. Ju bëftë mirë!

Informacione:  Kalori: 134; Yndyrë: 4.7 gramë; Natrium: 384 mg; Karbohidrate: 4.5 gramë; Fibra: 1.2 gramë; Sheqerna: 0 gramë; Proteina: 15.7 gramë.

Burimi: Men’s Fitness

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe