Përbërësit:
- 2 gota më tërshërë
2 gota miell (do të preferohej miell integral)- 1 lugë gjelle pluhur pjekje
- 2 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 filxhan gjalp i pakripur, i shkrirë
- 1 filxhan sheqer pluhur
- ½ filxhan sheqer kaf
- 1 lugë arrë moskat
- 2 vezë
- ½ filxhan qumësht
- 1/2 filxhan dritë të mbushura kafe sheqer
- 2 vezë të mëdha
Për kremin:
- 2 gota sheqer pluhur
- 5 lugë qumësht
Përgatitja:
- Përzieni miellin, pluhurin e pjekjes, kanellën, arrën moskad dhe kripën. Lërini mënjanë.
- Në një tas të madh hidhni gjalpin e shkrirë, sheqerin pluhur dhe sheqerin kaf. Shtoni dhe vezët në të njëjtën kohë.
- Hidhni tërshërën në masën e krijuar dhe përzieni të gjithë përbërësit me anë të një mikseri, derisa të dalë brumi i trashë.
- Me anën e një luge ose formave të ndryshme, priteni brumin copa-copa në mënyrë që të bëni format e biskotave.
- Ngroheni furrën paraprakisht në 180 gradë. Merrni tepsinë dhe lyejeni me pak gjalp, sipër saj vendosni letër pjekje. Fusni biskotat dhe piqini për 14-16 minuta, deri sa të marrin një ngjyrë kafe të errët.
- Pasi të jenë pjekur, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.
- Përgatisni kremin duke përzier sheqer pluhur dhe qumështin derisa masa të bëhet kremoze, dhe hidheni sipër biskotave.
Përshtati: Daniela Bardhi


