Kryefaqja Dieta Recetë shumë e shëndetshme mesdhetare, supë me qiqra dhe spinaq

Recetë shumë e shëndetshme mesdhetare, supë me qiqra dhe spinaq

0
Shpërndaje

Përbërësit për 4 racione:

1 kg Spinaq

5 Qepë të njoma dhe ½ kokërr të thatë, të grira hollë

2 Karrota në rende

2 Domate të prera në kubike të vegjël. (Preferohet t’i hiqet cipa.)

200gr Qiqra të lëna në ujë një natë më parë

1 tufë Kopër, 1 tufë majdanoz

60gr djathë të bardhë

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Zieni qiqrat pasi i keni lënë një natë në ujë dhe e keni derdhur atë.
Kaverdisni qepet.

Hidhni karrotat e më pas domatet.

Shtoni spinaqin dhe përzieni.

Shtoni një filxhan kafeje nga lëngu i zirjes së qiqrave.

5-6 minutat e fundit shtoni qiqrat dhe erzat.

E shërbeni me pak djathë të bardhë.

Recetë nga dietologia, Blerina Bombaj

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here