Reduktoni stresin shumë thjesht

Stresi ndikon shumë në  trupin tuaj: kur jeni nën stres, zemra juaj rreh më shpejt dhe presioni i gjakut rritet, shpjegon Ash Nadkarni, psikiatër i asociuar në Spitalin e Grave në Angli.

lyerjePor çfarë duhet të bëni kur medikamentet dhe çaji i kamomilit nuk bëjnë efekt? Ja disa mënyra alternative të rekomanduara nga ekspertët dhe studimet e fundit.

Zgjohuni herët: “Merrni kohë në mëngjes dhe kujdesuni për veten”, thotë psikologu në San Francisko Leslie Car. Gjatë kësaj kohe, mendoni për qëllimet tuaja ose lexoni diçka frymëzuese.

Krijoni një hapësirë qetësuese: hulumtimet sugjerojnë se ngjyrat e ngrohta ju dhurojnë qetësi.”Këtu vlen teoria për përdorimin e terapisë me ngjyra. Ngjyrat përmes syrit, dërgojnë mesazhe përgjatë rrugëve nervore në tru, i cili rregullon emocionet”, thotë Roberts. Në shtëpi, pikturoni një mur me ngjyra të lehta dhe në zyrë varni një shall me ngjyrë qetësuese mbi karrige.

Shikoni video humoristike: pas një dite të vështirë, duke parë gjëra humoristike aktivizoni një pjesë të trurit që sjell qetësi”, thotë Rose Hanna, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë “Long Beach”. “Kjo zvogëlon ankthin dhe ndihmon me reduktimin e stresit.

Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa