Refluksi gastro-ezofageal, shenjat dhe diagnoza

Për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Esmeralda Runa, gastrohepatologe pranë Qendrës së Specialiteteve nr.3, Tiranë

Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomakut në ezofag. Prezantimi më tipik i kësaj sëmundje është djegia e kraharorit dhe rikthimi i aciditetit në ezofag. Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun.

stomakuKy sfinkter ka rolin e një valvule funksionale e cila hapet sa herë ne ushqehemi ose pimë diçka. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj “valvule”, kjo do të ngelet e hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike do të rikthehen mbrapsht në ezofag.

Si shkaktarë të tjerë mund të listojmë dhe mënyrën e jetesës, ushqyerjen, duhanin, alkoolin, obezitetin.

Ankesat më të shpeshta të pacientëve

Ankesa më e shpeshtë e pacientëve është ndjenja e djegies në stomak. Ankesa të tjera janë: djegie në gjoks (retrosternale), thartirë dhe erë e keqe në gojë, fryrje, ndjenjë e mbytjes, sidomos pas ushqimit ose natën, nëse pacienti ushqehet pak para gjumit, shtrëngim i kraharorit, rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi gjatë frymëmarrjes etj.

Të gjitha këto simptoma ndikojnë në cilësinë e jetës, ndërkohë që në faza më të avancuara mund të na shfaqet edhe astma alergjike, prishja e dhëmbëve, sinuziti kronik etj.

Ku e hasim më shpesh?

Refluksi prek kryesisht moshat e thyera dhe sidomos pacientët me hernie hiatale.

Ushqimet që shkaktojnë refluks

Persona të ndryshëm ndikohen në mënyrë të ndryshme nga i njëjti produkt, ndaj një person me refluks të jetë në gjendje ta përcaktojë vetë ditën e tij, duke njohur ushqimet që e dëmtojnë, për t’i shmangur ato nga dieta. Një listë të atyre produkteve që e shtojnë refluksin mund të përmendim:  agrumet, domatet, erëzat, mishin e yndyrshëm, cigaren, alkoolin, pijet me gaz, kafeinën, çokollatën etj.

Diagnostikimi i refluksit
Ekzistojnë shumë metoda për diagnostikimin e refluksit. Gastroskopia, manometria janë metoda që duhet të aplikohen tek çdo pacient që ka refluks kronik dhe sidomos në periudhën e përgatitjeve preoperatore tek ato pacientë për të cilët planifikohet kirurgji laparaskopike.

Trajtimi i refluksit
Ekzistojnë 4 metoda për trajtimin e refluksit. Zgjedhja e metodës së trajtimit bëhet nga mjeku juaj, sipas shkallës së refluksit dhe përparimit të sëmundjes.
– Ndryshim i mënyrës së jetesës
– Trajtim medikal (me ilaçe)
– Trajtim kirurgjikal
– Trajtim endoskopik

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?