Kryefaqja Aktualitet Rekord i ri infektimesh në Shqipëri/ MSH njofton bilancin: 597 raste dhe...

Rekord i ri infektimesh në Shqipëri/ MSH njofton bilancin: 597 raste dhe 11 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

0
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë njofton zyrtarisht se këtë të dielë janë regjistruar 597 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19. Kjo e dielë shënon edhe një rekord të ri gjatë pandemisë në Shqipëri pasi kurrë më parë nuk ka pasur 597 raste brenda një dite nga COVID-19, por po në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 500 testime.

Kryesimin për rastet e mban Tirana me 171 ndërsa ndjekin Durrësi dhe Korça me nga 38, Fieri me 36, Lushnja me 35, Shkodra me 27, Pogradeci me 25 dhe Elbasani me 21.

Sa i përket viktimave më i riu është një 55-vjeçar nga Tirana ku vetëm sot janë 6 viktima, ndërsa të tjerët në Dibër, Lushnjë dhe 3 të moshuar në Elbasan

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 597
Të shëruar ne 24 orë 122
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,501

Testime totale 155,650
Raste pozitive 27,830
Raste të shëruara 12,889
Raste Aktive 14,318
Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë 638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here