Kryefaqja Aktualitet Rëndësia e sigurisë ushqimore për ndjekjen e një regjimi ushqimor 100% pa...

Rëndësia e sigurisë ushqimore për ndjekjen e një regjimi ushqimor 100% pa gluten gjatë shtatzanisë

0
Shpërndaje

Përshtatur nga Gluten-free Albania

Celiakia është një çrregullim sistemik me natyrë autoimmune që nxitet nga gluteni në individë, që janë gjenetikisht të ndjeshëm ndaj saj. Një regjim ushqimor pa gluten është e vetmja mënyrë për të trajtuar këtë gjendje shëndetësore dhe kjo gjë nuk ndryshon kur jeni shtatzënë. Të gjitha gratë shtatzëna, me apo pa këtë gjendje shëndetësore, duhet të tregojnë kujdes në mënyrën e të ushqyerit. Gratë me celiaki apo me ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, një proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër, por jo vetëm, duhet të vazhdojnë të ruajnë me shumë vigjilencë një regjim ushqimor pa gluten gjatë shtatzanisë. Ndjekja e këtij regjimi është shërbimi më i mirë që ju i bëni vetes për të shijuar plotësisht të gjitha emocionet e mrekullueshme që fal mëmësia. Sigurisht që është e shumë e rëndësishme që kjo gjendje shëndetësore të jetë nën kontroll shumë të mirë përpara se të provoni të mbeteni shtatzënë. Kujdesi për veten gjatë shtatzanisë është njëkohësisht kujdesi edhe për foshnjen në barkun e nënës, që meriton çdo sakrificë, e jo më thjesht një regjim ushqimor shumë rigoroz pa gluten, që njëkohësisht përfshin edhe ushqime shumë të shëndetshme si të gjitha llojet e perimeve, të frutave, produkte të mishit dhe të peshkut, arrore, legume apo drithëra si quinoa, qiqra, hikër, amarant, misër (të importuar pasi në Shqipëri NUK ka miell misri pa gluten), produktet e qumështit…etj.

Këto ushqime janë të domosdoshme për jetesën e këtyre individëve, të cilat janë pjesë e regjimit ushqimor “pa gluten”. Eshtë e rëndesishme të theksohet se Sigura Ushqimore e kësaj kësaj shporte  është jetike, pra këto produkte duhet  të jenë të sigurta, 100% pa gluten.  Sipas disa të dhenave të fundit, siguria e shumë produkteve të kësaj shporte  për këta individë me nevoja të veçanta nuk mund të sigurohet nga prodhuesit shqiptarë. Për këtë arsye, ata duhet t’i drejtohen produkteve që vijnë nga Italia, Austria apo Gjermania.   Po ashtu, ky komunitet, për të pasur një jetë dhe zhvillim sa më normal, herë pas here kanë nevojë edhe për suplemente ushqimore si vitamina, probiotikë etj, shpenzime këto që e rëndojnë edhe më tepër buxhetin e familjeve, që kanë në mesin e tyre familjarë me këtë diagnozë/gjendje shëndetësore. Jo më kot, vende të tilla si Italia, Austria, Gjermania etj, ofrojnë një skemë rimbursimi mujor që i plotëson këto shpenzime të veçanta, për suplemente ushqimore, pra ushqime të sigurta “pa gluten”, duke qenë se mjekimi i vetëm është ushqimi “pa gluten”, por edhe për analizat e herëpashershme, të cilat e monitorojnë gjendjen e individëve me celiaki apo me këtë intolerancë ushqimore.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që jo vetëm të lexohen mirë etiketat e produkteve që blini apo konsumoni, por të tregoni kujdes në përzgjedhjen e tyre. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të shmangen sa më shumë produkte të procesuara dhe të siguroheni që  produktet që konsumoni janë me të vërtetë “pa gluten”. Kjo është jetike! Ju dhe beben tuaj ju ndan nga ky armik vetëm një etiketë e vërtetë 100% pa gluten.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here