Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog
Sipas të dhënave, numërimi i popullsisë në vend pas mëvetësisë nga perandoria Otomane, në 1912, u realizua në vitin 1923, popullësia shqiptare ishte 800 mijë banorë (823.000). Nga viti 1912 deri në vitin 1944, rritja e popullsisë në vend ishte 0.7 % në vit, dhe ne vitin 1990 ishte 2 %, ndërsa aktualisht (2018) të dhënat tregojnë për një rritje të popullsisë 0.14 % në vit. Pas luftës së dytë botërore, sikurse ndodhi në shumë vende të botës pati një periudhë afro dy dekadash ku pati një rritje të lindshmërise, dhe u quajt edhe si periudha e “baby boom” “një shpërthim i lindshmërisë/i lindjeve të bebave”. Mosha mesatare e popullatës në vend pas luftës së dytë botërore deri në vitin 1990 ishte nga 21 – 24 vjeç. Shqipëria në fillim të viteve 1990 ishte vendi me popullsi me moshën më të re mesatare. Por problematikat e ndryshme socio-ekononime sidomos në dekadën e fundit ka bërë që të kemi nje emigrim masiv të popullatës, sidomos grupmoshat e reja 18-28 vjeç. Nga ana tjeter kemi një rënie direkte dhe indirekte të numrit të lindjeve nga faktorë nga sa u citua më sipër por edhe nga faktorë të tjerë, si në rastin e mos qasjes së një politike me incentiva sikurse e kanë vende të tjera, përfshirë edhe vendin më të lakmuar kohët e fundit Gjermaninë, me uljen e taksave të të ardhurave në mënyrë progresive deri në zerim nëse një çift ka 2-3 fëmijë e më shumë. Në raste të tjera me ofrim strehimi me pagesa simbolike me qera, me incetiva ndihme që nëçerdhe, kopësht apo shkollimin e fëmijëve deri falas, ose me bonuse të konsiderueshme parash për çdo lindje fëmije, etj, etj, si këto që ofron Kanadaja, Franca, Anglia apo edhe vende si Polonia.
Në ditët e sotme, pothuajse në tërë vendet perëndimore dhe ato në zhvillim, përfshirë Shipërinë, ka një tendencë në rritje të moshës së femrës në shtatzaninë e saj të parë. Ky fenomen, vjen për shumë arsye, një ndër to është edhe tendeca për t’u arsimuar, ku sot kemi sipas të dhënave më shumë femra se meshkuj që ndjekin studimet universitare. Më vonë, një periudhe kohe është ajo e gjetjes së balancës së punës dhe sigurimi i ardhurave të mjaftueshme, që në një mënyrë apo tjetër kemi një tendencë që mosha mesatare e femrave në shtatzaninë e po afrohet dhe po kalon moshën mbi 30 vjeç. Pasiguaria për një të ardhme me të ardhura të qëndrueshme, mospasja e politikave sociale për çiftet e reja sikurse u tha më lart, dhe tendenca dhe rritja e ndërgjegjshmërisë së prindërve për të rritur fëmijën në kushte sa më optimale që ka edhe një kosto ekonomike, bën që të kenë një reduktim të numrit të lindjeve për çift. Në vazhdim, sipas përllogaritjeve të kryera nga institucione të pavarurara, është përllogaritur që një ndjekje shtatzanie kushton afro 400 – 600 Euro të vjetra nëse do ndiqej dhe lindja do të realizohej në një institucion shteteror, packa qe ne letra sipas ligjeve te vendit duhet te orfohet sherbimi optimal falas, duke patur në konsideratë që një pjesë të ekzanimimeve laboratorike të ndjekjes së shtatzanisë sipas protokolleve prenatale nuk ofrohen në shërbimin laboratorik të spitaleve të rretheve. Një ndjekje shtatzanie dhe lindje në një spital privat varion nga 950 – 1400 Euro.
Në fakt që një popullatë të riprodhojë veten e saj raporti i fertilitetit duhet të jetë 2.1 shtatzani/lindje për çdo femër. Pra që një popullatë të rizëvendësoje veteveten në mënyrë progresive të paktën duhet që të kemi 2 lindje për çdo femër, ndërkohë në Shqipëri, aktualisht, ky raport është 1.5 lindje për femër sipas të dhënave statistikore të popullatës botërore, pra është më pak se 2 lindje për femër. Ne vitet 1950 – 1960 ky raport ishte mbi 6 (6.2 – 6.5), dhe në fillim të viteve 1990 ishte mbi 3 (3.1).
Një tjetër fenomen që duhet vleresuar është numri i aborteve, në vendin tonë aborti quhej ilegal/kriminal në vitet 1945 – 1990, dhe pas vitit 1990 u lejua aborti, ku me ndryshimet në ligj, sot lejohet ndërprerja vullnetare e barrës, për çdo femër në moshë riprodhuese, deri në javën e 12 të shtatzanisë. Në vitet 1990, 2000 pati një tendencë në rritje të numrit të aborteve duke patur një lloj stanjacioni në vitet e fundit krahasur me afro dy dekadat e mëparshme.
Në vitet 1989, 1990 në vendin tonë kishim 80-90 mijë lindje, ndërkohë që në vitet e fundit kemi një tendence ulje alarmante ku sipas INSTAT, në vitin 2015 kishim 32 mijë lindje (32.715) në vitin 2017 kishim 30 mije lindje (39.869), pra pothuajse kemi 1/3 e lindjeve, ose afro 30 % të lindjeve që kishim në vitin 1990, pra kemi një rënie të afro 60 % të lindjeve në këto 27 vite.
Popullsia totale në vend ishte 2.8 milion sipas censusit të vitit 2011, ndërkohë në vitin 1990 ishte 3.3 miljon.
Rënia e lindjeve në këtë tendencë është një pasojë shumë e madhe për të nesërmen e vendit, së bashku me emirgimin masiv sidomos të popullatës së grupmoshës së re, dhe mospasjes e asnjë politike me incintiva stimuluese, bën që të kemi popullsinë me mplakje më të shpejtë duke zënë vendet e para në botë me mplaken më të shpejtë. Në ditët e sotme, mosha mesatare e popullatës në vend është 37 vjeç, nje diferencë shumë e madhe në krahasim me vitin 1990 ku ishte vetëm 24 vjeç.
Po ashtu, mund të përmendim që mbi 7000-8000 maturante kane aplikuar për studime jashtë vendit vitet e fundit. Mijëra e mijëra studente pasi mbaorjne studimet univeristare po ashtu aplikojnë për t’u punësuar jashtë vendit.
Pra, me rënien e lindjeve, me mplakjen e popullatës, shumë shpejt, për të mos thënë që aktualisht po ballafaqohemi me mungesë të krahut të punës, mungesë të njerëzve për të ofruar shërbime, mungesen e njerezve per tu kujdesur per moshene trete, sikurse kemi ndoshta sistemin shëndetësor me mungesë të mjekëve të specializuar duke lënë qindra e mijëra banorë pa shërbimet shëndetësore adekuate bazë dhe të specializuara nëpër qendra shëndetësore dhe spitale nëpër rrethe.
Si përfundim, nëse nuk do kemi një ndërgjegjësim të menjëhershëm të institucioneve përkatëse për të vënë në zbatim makropolitika të shëndetshme afat gjata, në vitin 2050 do të kemi një popullate me moshë mesatare 50 vjeç, me nje rritje popullsie – 0.66 %, dhe kjo do të krijojë një dramë sa sociale, ekonomike dhe më gjërë deri në një tkurrje të paimagjinueshme të popullatës në vend.
Grafiku 1. Mosha mesatare në Shqipëri (1950 – 2050)
Grafiku 2. Rritja vjetore e popullatës në vend 2001 – 2018
Referenca:
Instat
Raporte UN
WHO
Banka Botërore




