Reshjet e dendura të shiut, policia apel për kujdes në rrugë

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i policisë:

Apel për kujdes në rrugë ❗️

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

📌 Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

📌 Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

📞 Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Postime të ngjashme

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës
A varet shpeshtësia e gurëve në veshka nga niveli në gjak i vitamines D?
Kujdes! Këto 4 zakone mund të dëmtojnë mëlçinë
Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?
Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit
Nuk ka të bëjë me shtatzëninë! Dy arsye pse ju vonohet cikli menstrual
Sezoni i gripit në rritje? 5 zakone të përditshme që ju mbrojnë