Rikthehen virozat e stinës tek fëmijët, ja si t’i dalloni shenjat

Bisedoi: Desara Çela

COVID-19 prek vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Në vendin tonë prej 2 javësh nuk ka as një rast të ri fëmijësh të infektuar me COVID-19. Por, mjekët shprehen se aktualisht janë rikthyer virozat e stinës tek fëmijët, duke çuar në rritjen e rasteve në urgjencën e spitali pediatrik në Tiranë.

Në një intervsitë për gazetën “Shëndeti online” mjeku pediatër infeksionist Dr. Bashkim Neza tregon më shumë rreth tyre.

Doktor, sa është numri i fëmijëve të shtruar në spitalin e pediatrisë infektive në QSUT?

Vetëm 2 fëmijë janë të shtruar në pavijonin COVID. Po bëhen gati dy javë që nuk kemi asnjë rast të ri të shtuar me Covid-19 tek fëmijët. Edhe tek fëmijët është ulur virulenca e virusit.

Si është gjendja shëndetësore e tyre?

Gjendja e tyre shëndetësore është drejt stabilizimit ku më pas mund të lënë spitalin. Siç edhe dihet fëmijët e kalojnë më lehtë se të rriturit.

Cila është mosha e tyre?

Njëri nga fëmijët është 11 vjeç ndërsa tjetri është  1 vjeç e gjysmë. Kemi patur një rast të një fëmije 1 muajsh i cili e kishte marrë nga nëna e tij.

A kanë sëmundje shoqëruese?

Sëmundje shoqëruese ka vetëm njëri i cili është me epilepsi dhe prapambetje mendore,  ndërsa fëmija tjetër jo.

Jemi në stinën e pranverës a kemi raste me viroza të stinës apo dominon përsëri COVID-19 edhe pse kemi ulje të rasteve?

Kemi shtim  të rasteve me viroza të stinës ose të rrugëve të sipërme që i themi ne.

Kanë simptoma si: Temperaturë, kollë , rrufë  POR nuk është COVID-19 të cilën e theksoj që nuk kemi të bëjmë me COVID-19 por me virozë të stinës. Kemi shtim të rasteve edhe në urgjencë, por kemi edhe shtrime të tyre por kjo një shifër është e vogël dhe jo alarmante.

Fëmijët në varësi të gjendjes shëndetësore që janë edhe mund të shtrohen nëse ka nevojë për shtrim, ose edhe mund të ikin në shtëpi. Çdo rast varet nga gjendja në të cilën është fëmija.

A bëhen prindërit konfuzë duke i ngatërruar simptomat me të virusit?

Po! Prindërit bëhen konfuzë, tremben duke menduar që fëmija mund ti ketë COVID-19 , paraqiten në urgjencë dhe pas ekzaminimeve të bëra del që fëmija nuk ka COVID-19.

Mendoni se do kemi shtim rastesh apo do qëndrojmë në këto shifra të ulta që jemi?

Këtë nuk mund ta parashikojmë dot por, jemi në pritje të efektit të vaksinimit. Vaksinimi ka sjell pozitivitet.

Vaksina anti-COVID tek fëmijët mendoni se do lejohet?

Për vaksinën antiCOVID-19 tani po kryhen studime po presim rezultatin e tyre. Deri më tani nuk ka qenë e aprovuar ku deri në 12 vjeç nuk ka nevojë për vaksinë.

 

 

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona