Kryefaqja Aktualitet Rimbursimi i barnave për Covid, pacientët nuk shkojnë tek mjeku i familjes,...

Rimbursimi i barnave për Covid, pacientët nuk shkojnë tek mjeku i familjes, “përplasen” me farmacistët për recetat

0
Shpërndaje

Farmacistja J.Z e pyetur nga gazeta ‘Shëndet plus’  se pse një pjesë e mirë e  pacientëve të infektuar me COVID -19 nuk i marrin barnat me ribursim ajo përgjigjet duke thënë :

Një pjesë e mirë e pacientëve gjatë kohës që janë sëmurë nuk shkojnë më parë tek mjeku i familjes dhe të ndjekin të gjithë procedurat  që duhen bërë për ti marrë këto i barna me rimbursim.

Pacientët shkojnë ose direkt tek pneumologu, ose tek një mjek në spital privat. Ata i japin recetën ose injeksione të  cilat nuk rimbursohen. Sepse sipas protokollit të Ministrisë nëse i jep injeksione je për spital. Këto receta ne nuk mund ti ekzekutojmë.

Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-covid?

Qytetarët e prekur nga Covid19 duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e dinë kush është mjeku i tyre i tyre i familjes mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar. Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar. Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid19 është deri në 1 muaj.Nga rimbursimi i barnave falas përfitojnë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë ose të siguruar.

Problemi qëndron se pacientët mjekohen dhe shërohen privatisht, pa protokoll, direkt me injeksione dhe pasi shërohen kërkojnë rimbursimin ose paratë e harxhuara gjë që nuk është e mundur. Farmacistja demostron dhe mënyrën se si procedohet për të marrë barnat. Pasi futi kodin 5 shifror të dhënë nga mjeku i familjes asaj i dalin barnat që pacienti do marrë.

Ilaçet e COVID-19 janë të përcaktuara nga ministria dhe mjekut nuk ja pranon sistemi nëse ai fut një kod të një medikamenti tjetër.

E pyetur për rastet kur pacienti nuk dëshiron ti marrë këto medikamente por do një tjetër si procedohet, farmacistja thotë: Pacienti paguan diferencë e çmimit. Ajo që të rimburson shteti është alternativa e parë, por nëse ai kërkon një alternativë më të shtrenjtë ai paguan diferencën e çmimit.

 MSHMS: 1.2 miliard lekë për rimbursimin e trajtimit ambulator

 “Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të rimbursuar të gjithë pacientët me Covid19 që trajtohen në mënyrë ambulatore në shtëpi.  Do të përfitojë të gjithë qytetarët qoftë nëse janë të siguruar, qoftë nëse nuk janë të siguruar. Nga sot ka filluar të funksionoje si skemë mjekimi në të gjithë strukturat tona të kujdesit parësor. Vlera e rimbursimit e paketës së barnave për të dy skemat e mjekimit është 125 dollarë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka financuar 1.2 miliard lekë për rimbursimin e trajtimit ambulator. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të financohet 100% nga shteti.

Paketa e mjekimit bazë përmban vitaminoterapi, antipiretikët, antibiotikët, antikoagulantët dhe kortizonikët, por është mjeku i familjes ai që përcakton se çfarë mjekimi duhet të marrë pacienti i diagnostikuar me COVID19. Paketa antiCOVID e financuar nga qeveria ka barna që janë aktualisht në listën e rimbursimit por edhe barna të reja të cilat janë shtuar me këtë paketë, për t’u përfituar nga të gjithë të prekurit, sipas vlerësimit të mjekut të familjes.

Pacienti nuk ka nevojë të shkojë fizikisht në qendër shëndetësore për përfitimin e paketës, por duke u lidhur me mjekun e familjes, nëpërmjet sistemeve të shëndetësisë elektronike, I gjithë procesi është online dhe një familjar mund të tërheqë barnat në farmaci me kodin e recetës.

E pyetur në lidhje me fondet aktuale për përballimin e rimbursimit këtë vit, Ministrja Manastirliu u shpreh se ato janë pjesë e paketës prej 25 milion euro të vëna në dispozicion nga qeveria për përballimin e pandemisë si dhe saktësoi se fondi prej 1.2 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm, është parashikuar për mbulimin e trajtimit ambulator në banesë.

Në lidhje me pacientët që nuk janë konfirmuar me testin pozitiv, Ministrja e Shëndetësisë tha se edhe pacientët që nuk janë konfirmuar me test pozitiv por kanë simptoma, mund të trajtojnë simptomat me barnat që janë aktualisht në listën e barnave të rimbursueshme, falas për qytetarët, pavarësisht paketës së miratuar dje.

“Paketa e miratuar është buxhetuar në fondet e alokuara që në fillim të kësaj pandemie. Janë 25 milion euro të dedikuara Ministrisë së Shëndetësisë për përballimin e epidemisë, për rritjen e kapaciteteve por edhe për mbulimin e rimbursimit. Edhe paketa e rimbursimit nuk ishte një paketë e cila u mendua dje dhe u financua sot. Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit, edhe në strategjitë e mëparshme, paketa e mbështetjes së qytetarëve me terapitë e barnave në spitale është falas, por edhe përsa i përket rimbursimit ambulatory u vlerësua sipas udhëzimit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Por lista aktuale e rimbursimit ka gjithashtu terapi, apo klasa barnash të cilat rimbursohen edhe për infeksionet virale”, tha Ministrja Manastirliu.

Mjeku i familjes përshkruan barnat sipas protokolleve dhe udhëzimeve të përcaktuara, në varësi të stadit të sëmundjes së pacientit. Kohëzgjatja e mjekimit është deri në 1 Muaj dhe receta e rimbursuar përfitohet sipas sistemit aktual të rimbursimit, në farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here