Kjo pjatë është mjaft delikate dhe e shijshme. Kujdesuni që të përdorni produkte të freskëta dhe do t’ju dalë një pjatë shume e këndshme.
Koha e përgatitjes : 10 minuta
Koha e gatimit (zierjes) : 30 minuta
Përbërësit :
6 lugë çaji gjalp pa kripë
½ qepë e grirë imët
2 gota oriz për rizoto
2 gota shampanjë (ose verë të bardhë)
4 kupa lëng perimesh/ ose ujë të valuar
1 filxhan luleshtrydhe të grira imët
½ djathë parmixhano
Përgatitja :
Vendosni në një tigan gjalpin dhe lëreni të shkrihet, pastaj shtoni qepët deri sa të skuqen dhë të marrin ngjyrë transparente.
Më pas, shtoni luleshtrydhet dhë lërini deri sa të zbuten. Shtoni orizin deri sa ai të përzihet mirë me gjalpin, qepën dhe luleshtrydhet dhe lwreni deri sa tw skuqet e tw marrw ngjyrw kafe.
Filloni të shtoni nga një gjysëm gote shampanjë dhe përziejni derisa të shikoni orizin të zbutet. Shtoni pjesën tjetër të shampanjës dhe ujin e valuar (ose lëngun e perimeve) dhe lërini të zihen për 20-25 minuta.
Pasi të jetë zier, shtoni sipër një lugë gjalp dhe djathin parmixhano.


