Robert De Niro, lufta me kancerin në prostatë

Përgatiti: Elena Beta

Në shumicën e vendeve perëndimore karcinoma e prostatës është një nga tumoret më të shpeshta të seksit mashkullor. Kohët e fundit vihet re një shtim i incidencës së karcinomës së prostatës, që aktualisht në vendet perëndimore zë vendin e dytë ndërmjet tumoreve të seksit mashkullor.

Robert De NiroNë vendet e Komunitetit Evropian incidenca e karcinomës së prostatës është 55 raste në 100.000 banorë dhe mortaliteti është 22,6 vdekje për 100.000 banorë.

Fituesi i disa çmimeve ndërkombëtare, aktori Robert De Niro është një nga personat e famshëm hollivudianë të diagnostikuar me kancer në prostatë. Kjo diagnozë u bë shkak për shumë artikuj apo biseda në botën e artit. Mjekët thanë në atë kohë se sëmundja u kap në fazat e para të saj dhe kjo e bëri më të lehtë kurimin. De Niro u operua rreth një dekadë më parë dhe tashmë gëzon shëndet të mirë. Në një intervistë të disa ditëve më parë, ai thotë se nuk e ka problem plakjen. “Jeta është e tillë, – thotë ai. – Je i ri dhe më pas vijon të plakesh”.

Një nga pikat që ka ngjallur debat në publik është kujdesi që duhet të tregojnë meshkujt për të parandaluar shfaqjen e kancerit në prostatë, duke bërë analizat e nevojshme kur ata kalojnë të 50-tat.

Tumori i prostatës shpesh zbulohet nga një ekzaminim klinik me anë të eksplorimit digital rektal apo edhe nga niveli i lartë i PSA-së. Kur dyshohet për një tumor të prostatës, ai duhet të konfirmohet me anë të biopsisë. Sigurisht ka edhe ekzaminime të tjera.

Shumë nga aktorët e Hollivudit e inkurajuan De Niron duke thënë se kishin besim se trupi i tij i fortë do ta mposhtte sëmundjen.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!