Roli i dietës në kancerin e gjirit – ushqimet që ulin rrezikun

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gratë që konsumojnë shumë fruta dhe perime në ditë janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit, sidomos tumoret agresive, krahasuar me ato që konsumojnë shumë pak fruta dhe perime. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Harvardit.

Gjatë studimit ata zbuluan se perimet e familjes së lakrës, si brokoli, dhe perimet ngjyrë të verdhë dhe portokalli, lidhen me një rrezik shumë më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Ky studim siguron një pamje më të plotë të rëndësisë së konsumimit të dozave të larta të frutave dhe perimeve për parandalimin e kancerit të gjirit”, thotë Maryam Farvid, hulumtuese shkencore tek Departamenti i Dietologjisë.

Studimi është publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Kancerit.

Shkencëtarët analizuan pyetësorët e plotësuar çdo katër vjet nga pjesëmarrësish në studimin Nurses’ Health (88,301 gra, duke filluar nga viti 1980) dhe faza e dytë e këtij studimi (93,844, duke filluar nga viti 1991). Këta pyetësor lidheshin me mënyrën e ushqyerjes. Ndërsa të dhënat në lidhje me faktorë të tjerë me potencial rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit, si mosha, pesha, duhanpirja dhe historia familjare, u morën nga pyetësorë të tjerë 2-vjeçarë.

Pasi analizuan të gjitha këto të dhëna, shkencëtarët zbuluan se gratë që konsumonin më shumë se 5.5 racione me fruta dhe perime çdo ditë ishin 11% më pak të rrezikuara që të zhvillonin kancer të gjirit, se ato që konsumonin 2.5 ose më pak racione.

Burimi: Harvard.edu / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç