Kryefaqja Aktualitet Roli i institucioneve të pavarura për garantimin e një procesi të rregullt...

Roli i institucioneve të pavarura për garantimin e një procesi të rregullt ligjor

0
Shpërndaje

Institucionet e pavarura janë gurthemel i demokracisë, ndaj edhe forcimi i rolit të tyre është thelbësor për zhvillimin e shtetit dhe për eurointegrimin e Shqipërisë.

Për të kontribuar në këtë proces, një trajnim 3-ditor po zhvillohet në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në fushën e të drejtave të njeriut, me focus institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në ditën e dytë të këtij trajnimi të udhëhequr nga Prof. Enkeleda Olldashi, me temë “Roli i Institucioneve të pavarura për Garantimin e Një Procesi të Rregullt Ligjor”, u trajtuan ccështjet: Procesi i rregullt ligjor (në kuadër të KEDNJ); Parimet kryesore të mbrojtjes së të drejtave në procesin e rregullt ligjor; Përcaktimi i kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore; Vonesa në ekzekutimin e vendimeve; Qasja në drejtësi duke përfshirë organet jo-gjyqësore

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit “Europa Respekton të Drejtat e Njeriut”, zbatuar nga Shoqata Together for Life në partneritet me Center ACT for SOCIETY, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2015, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave ( CFCU Albania).

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here