Roli i magnezit në organizëm dhe simptomat e mungesës së tij

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Magnezi është një mineral i domosdoshëm ushqimor  për funksionin optimal të sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve , eshtrave, presionit të gjakut dhe mbajtjes nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. 75% e amerikanëve kanë mungesë magnezi, shprehen mjekët.

Magnezi ndihmon kundër edemave në këmbë dhe në sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga intometacina. Kripërat e magnezit ndihmojnë në parandalimin e artritit.

Magnezi i ulët shoqërohet me një rënie në dendësinë minerale të kockave. Mungesa e magnezit rritet me moshën për shkak të marrjes joadekuate nga dieta, absorbimit të dobët dhe disa ilaçe të njohura në pakësimin e magnezit.

Shenjat e para të mungesës së magnezit janë dhimbje barku, spazma , dhimbje të muskujve . Ankthi , tensioni , ndjenja shqetësimi dhe tronditje janë shenjat e mangësi së magnezit  gjithashtu.

Mangësia e magnezit ju pengon për të pushuar mjaftueshëm në mbrëmje apo të bini në gjumë gjatë gjithë natës . Hiperaktiviteti dhe shqetësimi tek fëmijët mund të jetë pjesërisht për shkak të mangësisë së magnezit .

Dhimbjet menstruale janë të dhimbshme te  gratë , një shenjë e zakonshme kjo e mungesës së magnezit.

Ushqimet që këshillohet të përdorni janë perimet me gjethe jeshile: lakra jeshile, spinaqi, të pasura me minerale dhe vitamina të domosdoshme për trupin.
Peshqit: Përveç të qenët një burim i madh i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3, peshqit të tillë si; skumbri, salmoni dhe toni, janë jashtëzakonisht të pasur me magnez, por ky mineral gjendet edhe në llojet e tjerë të peshqve./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet