Kryefaqja Femrat Roli i mjekut te familjes për shëndetin e gruas

Roli i mjekut te familjes për shëndetin e gruas

0
Shpërndaje

Flet Dr. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Poliklinikën Nr. 3 në Tiranë

Mjekut nuk i duhet vetëm përgatitje profesionale por edhe aftësi në komunikim që të realizojë me sukses punën për garantimin e shëndetit të gruas, dhe veçanërisht shëndetit të nënës gjatë shtatzanisë. Dr. Lindita Myzyri, mjeke pranë Poliklinikës Nr. 3 në Tiranë flet për “Shëndet Plus” në suplementin “Poliklinika dhe Qytetari” rreth misionit që ka çdo mjek për të rritur cilësinë dhe sigurinë në shërbimin mjekësor që jep sistemi parësor. Dr. Myzyri është ndaluar edhe në detajet që kanë të bëjnë e aborteve. Sipas saj, nënat duhet të jenë të informuara mirë për pasojat dhe kur flitet për vendime që kanë të bëjnë me shëndetin e nënës apo të vetë fetusit, është e këshillueshme që të bëhet konsultë në çift.

Mjekja e njohur ka sqaruar në detaje edhe punën që po bëhet për përgatitjen e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike që kanë të bëjnë me shëndetin e gruas dhe veçanërisht me ato që kanë të bëjnë më shëndetin e nënës dhe fëmijës.

mjku dhe gruaja 1

Dr. Lindita. Bazuar edhe në aktivitetin tuaj të përditshëm, por edhe në përvojën tuaj si mjeke gjinekologe në sistemin shëndetësor parësor, ky sistem çfarë ofron konkretisht për garantimin e shëndetit të nënës dhe të femrës në përgjithësi?

Në sistemin e shëndetit parësor nënat, gratë dhe femrat në përgjithësi marrin këto shërbime: Ndjekje të shtatëzanisë, vizita gjinekologjike dhe planifikim familjar. Të gjitha këto shërbime ofron me cilësi, me siguri për të gjitha gratë që kanë nevojë për të marrë shërbime dhe me etikë.

Çfarë duhet të bëjë një mjek specialist (gjinekolog) në këtë sistem për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit riprodhues në tërësi?

Për të siguruar një shëndet  riprodhues të mirë dhe cilësor, çdo mjek që punon në shërbimin parësor, në konsultorin e gruas duhet të kushtojë shumë vëmendje të gjitha femrave që paraqiten në konsultoren e gruas; në të gjitha etapat e saj shëndetësore. Gruaja duhet të vijë shumë shpejt në konsultore për ndjekjen e shtatëzanisë së saj. Kjo nis që në periudhën 0 – 13 javëshe, kohë kjo shumë e domosdoshme ku gruaja duhet të marrë; qoftë të gjitha këshillat dhe informacionin e duhur për shtatëzaninë e saj. Kjo është kohë e domosdoshme gjithashtu për t’u kapur edhe ndonjë problem për fetusin nëpërmjet ekzaminimeve të ndryshme që i rekomandohen gruas për tu realizuar në funksion të ndjekjes sa më të mirë të shtatzanisë dhe sigurisë së shëndetit të nënës dhe të fëmijës. Mjeku duhet të ketë etikë  si dhe përgatitje profesionale me qëllim që çdo grua të krijojë besim tek mjeku pasi vetëm atëherë kur je komunikues, i besueshëm, profesional, gruaja  vjen në mënyrë të rregullt për kontrolle si dhe zbaton me lehtësi të gjitha këshillat që ajo merr në konsultoren e gruas. Për rrjedhojë, edhe mjeku ka të gjitha mundësitë për ta kryer shumë më mirë detyrën që ka marrë përsipër.

Statistikat flasin për rritje të aborteve të vullnetshme apo të pavullnetshme. Çfarë roli mund të luajë sistemi shëndetësor parësor (poliklinika me personelin mjekësor) për uljen e tyre?

Është e vërtetë që aborti ka një përqindje të lartë ndaj duhet që në takimin e parë me gruan të jepet gjithë informacioni i duhur se çfarë është aborti; çfarë dëmesh shkakton tek femra nga ana mjekësore; pra, në organizmin e saj një gjë e tillë nëse kërkohet nga ana e saj. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që femrat të dinë që pranë çdo konsultoreje gruaje jepet këshillim dhe metoda kontraceptive falas  të cilat i ndihmojnë ato të bëjnë planifikimin e fëmijëve të tyre atëherë kur duan ato vetë. Kjo mund të bëhet shumë mirë në prani jo vetëm të gruas, por me konsultim me çiftin. Nëse çdo mjek do të bënte të gjithë detyrat e tij në raport me dhënien e informacionit, këshillimit; unë besoj se do të kishim aborte shumë më të pakta sesa ato që bëhen aktualisht.

Ju jeni angazhuar në disa botime në fushën e shëndetit riprodhues. Çfarë po bëni aktualisht? Cilat janë planet tuaja në fushën tuaj?

Krahas punës time të përditshme në Konsultoren e Gruas gjatë gjithë kohës jam angazhuar me projekte të ndryshme rreth shëndetit riprodhues. Aktualisht jam në një grup pune për hartimin e Udhërrëfyësve në shërbimin parësor: “Nëna dhe Fëmija”: Hartimin e protokolleve klinike për shërbimin “Nëna e Fëmija. Përgatitjen e standarteve të cilësisë në konsultorin e fëmijëve dhe të gruas. Ky proces për standardizimin, cilësinë dhe sigurinë e shërbimit shëndetësor në sistemin parësor do të rrisë në mënyrë të ndjeshme rezultatet në punën e mjekëve dhe për rrjedhojë edhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here