Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme.

Një ndër ato është tiroidja. Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut. Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.

Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.

Shenjat Paralajmëruese të Rënies së Flokëve Për Shkak Të Tiroides.

Rënia e lehtë e flokut është mëse normale. Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë. Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta. Problemet me tiroiden ndahen në dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:

  • Ethet nga e ftohura
  • Shtim i pashpjegueshëm në peshë,
  • Plogështi,
  • Lëkurë tepër të thatë,
  • Harresë,
  • Probleme me humorin
  • Konstipacion.
  • Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:
  • Nervozizmi
  • Acarimi nervor,
  • Djersitja e tepërt,
  • Rrahjet e shpejta të zemrës,
  • Dridhje duarsh,
  • Ankth,
  • Vështirësi në të fjetur,
  • Hollim të lëkurës,
  • Rënie e pashpjegueshme nga pesha,
  • Fryrje të syve,
  • Dobësim të muskujve.
  • Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve

Rekomandohet përdorimi i këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut. Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3.Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C. Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.

Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut. Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin./AgroWeb

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë