Bisedoi: Denisa Canameti
Elda Gjoka është një femër në biznes. Shtatë herë kampione kombëtare e sportit të pingpongut dhe shumë tituj të tjerë ndërkombëtarë. Është diplomuar në ekonomik, është një teze shumë e lumtur dhe një person shumë aktiv në shoqëri.
Teksa e konsideron veten si njeri “i varur nga puna”, Elda thotë për gazetën “Shëndet+” se ajo është e pasionuar pas punës, “një person që edhe krijon varësi, por edhe gjen kënaqësi në punë”. Për rrjedhojë, kjo ka sjellë mundësinë e harrimit të kohës së lirë, aktivitetit fizik apo një pune më aktive, duke rrezikuar ekuilibrin shëndetësor dhe fizik të organizmit.
23,5 kg ka humbur Elda në 11 muajt e fundit, ndërsa tregon “sekretin” e rezultatit të saj në një bisedë miqësore.
Elda, kur mendove se ka ardhur momenti të shkëputesh nga “varësia e punës” për t’u marrë pak me veten?
Nuk është se kam shkëputur varësinë nga puna, por kam rritur ndërgjegjësimin dhe nevojën e vëmendjes ndaj vetes. Duhet të ndodhë një ngjarje apo një episod që, pa dashur, ti të shikosh veten në fotografi nga një këndvështirm që nuk e kishe parë dhe të kuptosh që je shëndoshur shumë. Apo të vësh re që gjëra më natyrale, si përshembull, të kujdesesh për mbesën apo të ecësh shpejt për të arritur diçka, e bën me një rëndesë. Ti mendon se kjo është plakja. Realisht kupton se plakja nuk ka të bëjë me moshën, ka të bëjë me gjendjen fizike.
Pse mendove që programi “Të dobësohemi shëndetshëm” i “Te Stela Resort” ishte zgjedhja e duhur për t’i dhënë vetes këtë vëmendje të munguar?
Bashkëpumi profesional që kam pasur me drejtuesit e resortit, njohja e tyre me mua dhe bisedat që kemi shkëmbyer, na bëri të kuptojmë se e përditshmja na ka ngarkuar. Çështja është kur gjërat duhet të kalojnë në veprim. Ka qenë një telefonatë nga drejtuesit tuaj për të më thënë se duhet të konsideroni bashkëpunimin për të parë programin me dobësim të shëndetshëm. Ajo çfarë më pëlqeu, ishte se në radhë të parë nuk do të ishte dietë, por do të ishte regjim ushqimor. Do të ishte një fokus ndaj përkujdesjes, ndaj nevojave që ka organizmi ynë.
Ku ndryshon dieta nga regjimi ushqimor?
Dieta perceptohet edhe në aspektin e një publiku të rastësishëm, siç do të isha unë. Dietë do të thotë të privosh veten, të mënjanosh veten nga disa ushqime ose të pakësosh dozën e ushqimit që merr apo llojin e asortimenteve. Regjimi ushqimor nuk do të thotë të pakësosh. Regjimi ushqimor është që në varësi të ngarkesës tënde fizike, në varësi të specifikave të organizmit tënd, të ndërtohet një plan ushqimor i cili të jetë i përshtatshëm për shëndetin tënd. Të të japë ty energjinë e duhur ditore, të të mundësojë eliminimin e toksinave të tepërta në trup, të përballosh aktivitetin fizik dhe mendor të ditës pa pasur ndjenjën e urisë. Sepse ushqimi që ti merr në tre vakte, të jep energjinë e nevojshme për të përballuar shëndetshëm ritmin e ditës.
Sa kohë t’u desh të përgatisje apo të bindje veten për t’u bërë pjesë e programit?
Atëherë kur unë nisa të pranoj idenë që duhet të gjej kohë në 24-orëshin tim për të rritur aktivitetin fizik. 4 muaj u deshën për të përgatitur mendjen, duke parë shembuj motivues. Janë emocione zgjuese që të bëjnë ty të kuptosh që ajo gjë duhet bërë. Nganjëherë njerëzit që shtojnë në peshë, nuk e kuptojnë që kanë shtuar mbi peshë. Tani që kam humbur 24 kg, ndiej se sa është përmirësuar cilësia e jetës sime. Dhe them çfarë i kam bërë vetes sime këtë kohë.
Vaktet ushqimore dhe e gjitha në tërësi që ofrohet nga ky program, a mund të quhet sakrificë?
Jo absolutisht.
Si ishte përshtatja me ushqimin?
Vështirësitë e para ishin 4 ditët e para. Ndieja që duhet të angazhohesha në këtë premtim që i dhashë vetes dhe resortit dhe bashkëpunim tonë. Ti mund të gatuash një regjim të shkëlqyer, shefat që gatuajnë me aq dashuri, por në momentin që e kompromentoj nga mossurvejimi, ajo nuk ka më efekt, nuk ka më ndikim. Unë jam me mendësi kampionësh, që betejat më parë fitohen me mendje. Unë e mora vendimin. Tani që po flas është nisur të vijë ushqimi i ditës. Ditët e para ndjehesha si Charlie Chaplin në një film që kur e merr uria gjithkush që qarkullonte i dukej si ushqim.
Si është ushqimi i ditës?
Është shumë i mirë. Kemi ushqime të larmishme, të shëndetshme. Të jep ndjesinë dhe të ngopjes dhe shmang ndjesinë e rëndesës. Janë ushqime të freskëta dhe kjo ndihet. Porcionet ndonjëherë duken të tepërta. Ndonjë ditë është më pak. Më është dashur të telefonoj nganjëherë për të saktësuar. Dhe më kanë thënë që jo ai është regjimi.
Bën aktivitet fizik?
Sigurisht, bëj palestër në mënyrë të vazhdueshme. Derisa djersij. Çdo ditë. Respektoj regjimin ushqimor, bëj palestër dhe rezultatet janë këto që shihen.
Po asistenca mjekësore?
Kjo është gjëja e parë që ofrohet te “Stela”. Ke programin e analizave që duhen kryer. Së dyti, një konsultë me mjekun dietolog, doktor Lluka Heqimi, shumë i njohur. Me të bashkëbisedon dhe negocion. Duket sikur ti bën një pakt që është në funksion të mirëqenies tënde.
Ke ndjekur ndonjëherë këto dietat e internetit?
Jo, unë kam qenë tip komplet kategorik. Sepse ngaqë kam një punë me ngarkesë mendore, isha shumë e zënë për t’u marrë me dieta.
Je e kënaqur?
Jam e kënaqur në dy aspekte. Së pari është ndjesia fizike e përmirësuar dhe, së dyti, është kultura e fituar në drejtim të të ushqyerit të shëndetshëm.
Ti fiton një kulturë me ushqimin dhe shikon që nuk është e vështirë të ushqehesh shëndetshëm. Mjafton të konsultohesh me njerëzit e duhur, me profesionistët. “Te Stela” ndryshon fakti se ushqimi që ata gatuajnë, gatuhet me shumë dashuri. Gjë që ti vetë, me ngarkesën që ke, nuk mund ta bësh.





