Rrëfimi i Gentit: Jeta fillon pas të 30-ave

Gentian Zenelaj kuzhineGentian Zenelaj vjen në një rrëfim të ëmbël, që nga “lufta” me dentistin në fëmijëri, tek paraqitja në punë pavarësisht problemeve në shëndet e deri te dashuria më e madhe e tij: familja

Bisedoi: Arlinda Gjypi

Dita  e Gentit fillon “rrëmujë”, ndërsa ai vetë është një “baba normal, i çmendur pas djalit të vet” dhe që këshilla që do t’i japë të birit kur të arrijë një lloj moshe është “të mos pijë asnjëherë cigare”, megjithëse ai vetë është duhanpirës i rregullt. Nëse ndodh që i thonë se po qesh shumë, ata janë thjesht “xhelozë”.

Këto janë vetëm copëza të bisedës me Gentian Zenelajn në një paradite të zakonshme në një nga lokalet e Tiranës. Apo më saktë, në lokalin që Genti ka në bashkëpronësi. E kemi parë te grupi “The ShBLSh”, te “Apartamenti 2XL”, në emisionet e gatimit e tani tek “Ça thu…” në “Agon Channel”. Por, në këtë bisedë ai nuk merret me të tjerët, por rrëfen për “Shëndet+” situata të jetës së vet, dashurinë për familjen, bashkëshorten, djalin, prindërit, sakrificat, një rrëfim që vjen me shumë buzëqeshje dhe dashamirësi.

Genti, si është një ditë e zakonshme jotja?

Dita ime fillon… rrëmujë (qesh). Përgatis djalin për kopësht, pastaj punë deri natën vonë.

Genti ZeneliPse kaq shumë punë? Thonë se ata që punojnë në televizion nuk lodhen…

Në fakt, është e kundërta. Njerëzit e televizionit kot thonë që bëjnë pushime. Nëse thonë kështu, i kanë thjesht “dëngla” (qesh). Të punosh në televizion do të thotë t’i përkushtohesh dhe për më tepër fundjavat janë më të preferuarat për pronarët e mediave, pasi është koha që njerëzit i kushtojnë më shumë kohë televizionit, kështu që duhet të jesh prezent.

Domethënë kur vijnë festat, Viti i Ri, familja nuk pret të të ketë në shtëpi…

Këtë vit të ri, për shembull, e kalova në punë. Sigurisht, puna e gjatë justifikohet nga pagesa, fama, se pastaj s’do të kishte kuptim.

Gruaja jote qenka shumë e durueshme…

Më duron vërtet shumë. Aida është partneri im më i mirë.

Grindeni shpesh?

Jo, në përgjithësi jam natyrë e qetë.

Aplikohet te ju shprehja “grindjet rrisin dashurinë mes çiftit”?

Kjo është shprehje pa vlerë. Është si të thuash “kush të rreh, të do”. Sigurisht ka zënka në çdo çift, konflikte të tipit: Pse s’e bleve ujin? Pse s’e more qumështin?, por e rëndësishme është që këto zënka të mos degradojnë në sherre, në hatërmbetje dhe njeriu të mos nxjerrë nga goja gjithçka që ka akumuluar deri në atë moment.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 17 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin