Mamaja jonë kishte të drejtë kur “na detyronte” të hanim mëngjes çdo ditë. Mënjanimi i këtij vakti të rëndësishëm mund të reduktojë përqendrimin, redukton energjitë dhe do të fitoni peshë më shumë. Këto
janë disa nga arsyet pse duhet të hani mëngjes çdo ditë.
Konsumimi i mëngjesit ju ndihmon të humbisni peshë
“Ka prova të mirëdokumentuara që tregojnë se ngrënia e mëngjesit vjen në të njëjtin vijë me humbjen në peshë në mënyrë afatgjatë dhe mirëmbajtjen e peshës”, thotë Charlene Chen (doktor i dietës klinike në Spitalin e Përgjithshëm Vankuker)
Mënjanimi i mëngjesit është i lidhur me të qenët mbipeshë
Studimet kanë treguar se mënjanimi i mëngjesit nga të gjitha moshat lidhet me të qenët mbipeshë krahasuar me personat e tjerë që hanë mëngjes çdo ditë. Rezulton se moskonsumimi i mëngjesit të bën të fitosh masë dhjamore më të madhe.
Mënjanimi i mëngjesit e bën të vështirë përmbushjen e nevojave ushqyese. Është e lehtë të hani mëngjes edhe nëse s’jeni të uritur. Ndryshe nga vaktet e tjera, në mëngjes mund të konsumohet edhe diçka e lehtë, por pa e mënjanuar këtë vakt kurrsesi. Kështu, nëse nuk doni të hani një mëngjes të bollshëm, pini një gotë qumësht me dy biskota integrale ose një banane dhe e gjithë dita do të nisë mirë.
Do të keni më shumë energji
Do të ndiheni më të zgjuar, sepse rritet përqendrimi
Do të jeni një shembull i mirë edhe për fëmijët tuaj.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


