Naomi Kempbëll, një nga supermodelet me famë botërore me një trup dhe fytyre perfekte, ka tërhequr vëmendjen e mediave, por këtë herë tek një pikë jo shumë e fortë e pamjes të saj. Flokët!
Nga stilimet e shumta gjatë sfilatave në pasarelat më të famshme, si dhe nga përdorimi i flokëve shtesë (zgjatjet), Kempbëll ka humbur një pjesë të flokëve të saj. Fotografët të cilët e kanë kapur në momente kur modelja ishte shfaqur pa floket shtesë në kokë, konfirmojnë se ajo vuan nga alopecia, sëmundja e rënies së flokëve.
Supermodelja ka vendosur flokë mbi flokët e saj kaçurrela për vite me radhë, duke shkaktuar rënie të flokut në pjesën përreth kokës, ku floku është më i dobët. Edhe yje të tjera si Viktoria Bekam apo Paris Hilton kanë vuajtur të njëjtat pasoja nga përdorimi i shpeshtë i zgjatjes së flokëve.
“Flokët falsë nuk këshillohet të përdoren çdo ditë”, thotë stilistja Joy Miller. “Shpeshherë flokët dëmtohen shumë, sidomos përreth kokës, pasi është pjesa më delikate”.
Në vitin 2012, çështja e flokëve të saj solli shumë lajme nëpër media. Megjithatë edhe kohët e fundit, sa herë që nuk është treguar e kujdesshme, modelja është fotografuar me problemet e saj të flokëve./ Përgatiti në shqip: Elena Beta


