Kryefaqja Femijet Rreziku i rënies së temperaturës së trupit te fëmijët

Rreziku i rënies së temperaturës së trupit te fëmijët

0
Shpërndaje

Dr. Polikron Çelo

Dr. Polikron Çelo shpejgon për gazetën “Shëndet Plus” se si të mbrojmë fëmijët në këtë periudhë të ftohtë dimri. Shenjat dhe masat që duhet të marrin prindërit.

polikron-Celes

Problemet e krijuara janë të shumta; midis tyre dhe ato që lidhen me shëndetin, duke veçuar si më të zakonshmet ndërlikimet e shkaktura nga virozat që qarkullojnë e përhapen më lehtë gjatë kësaj periudhe, si përshembull: Bronkiolitet, bronkitet, pneumonitet, etj., të cilat në kushtet  e mjediseve te ftohta, bëhen jo vetëm më të shpeshta, po dhe më të rënda.

Keqësime të gjendjes gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin dhe te fëmijët me probleme të mëparshme të rrugve të frymëmarrjes (mahisje të shpeshta të fytit, infeksione të përsëritura të mushkerive, me asmë bronkiakle etj), sëmundje të zemrës, veshkave dhe me rezistencë të ulur.

Më të rrezikuar nga të ftohtit, janë sidomos fëmijët e porsalindurit dhe ata të muajve të parë të jetës (latantët) dhe kjo ka arsyet e veta.

Për të kuptuar më mirë këtë dukuri, duhet ditur se temperatura normale e trupit (midis 36 deri në 37 gradë) rregullohet nga një sërë mekanizmash që kontrollohen e drejtohen nga një qendër në trurrin tonë. Të gjithe e dimë se kur ndodhemi në mjedise të ftohta, kemi të dridhura e dëshirë për të lëvizur, veprime të nxitura nga kjo qendër të cilat shtojnë prodhimin e kalorive për të përballuar humbjet.

E veçanta është se në fëmijët (sidomos në ata të muajve të parë), kjo qendër është e pa zhvilluar; për rrjedhojë, të ndodhur në të ftohtë, rrezikojnë të përfundojnë në temperaturat e mjedisit, ç’ka përbën një një rrezik të vërtetë për jetën.

Nisur nga kjo dukuri me vlera praktike për çdo familje, shumë organizma ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve tërheqin vëmendjen për rreziqet e rënies së temperturave të trupit nën vlerat normale (hipotermisë) deri në ngrirje; rrezikshmëri e cila është proporcionale me shkallën e rënies së temperaturës, ( shih tabelën 1):

Hipotermija te fëmijët e rritur paraprihet nga këputje, zbehje, marrëmëndje, të përziera turbullime të pamjes, e vështirësi për të folur, ndërsa në të vegjëlit këto shenja, ata vetëm zbehen, në prekje, lëkura është më e ftohtë, duket sikur flenë më tepër se zakonisht e nuk marrin ushqimi, prandaj duhet matur temperatura e trupit dhe ndjekur vlerësuar çdo shenjë.

Si të veprojmë?

Me shfaqjen e shenjave të para, fëmija duhet të mbështillet më batanije, të vendosen borsa ose shishe plastike me uje të ngrohtë dhe të bëhet ngrohja e mjedisit. Nëse nuk ka shenja përmirësimi, dhe temperatura vazhdon të ulet më tej, atëherë duhet kërkuar urgjent ndihma mjekësore.

·        Rrezik tjetër, të njëjtat burime, veçojnë pasojat nga përdorimi i mjeteve për ngrohje, në mënyrë të veçantë prej gazit (jo vetëm nga rrjedhja e tij, po edhe nga lëndët e krijuara gjatë përdorimit të sobave për këtë qëllim, reflektorëve etj) dhe qymyrit (në mangalle ose soba). Gazi karbonik (okidi i karbonit) i çliruar, në mjedise të mbyllura mund të vërë në rrezik jetën. Fatkeqësisht, pasoja tragjike nga pakujdesitë e përdorimit të këtyre lëndëve për ngrohje, kanë ndodhur dhe në vendin tonë.

beba 2

·        Si mund të përballohet gjendja e krijuar.

–  Në radhë të parë duhen marrë të gjitha masat për të siguruar ngrohjen, sidomos për të porsalindurit, ku kërkohet një temperaturë rreth 20 – 22 gradë.

–  Duhen evituar daljet e panevojshme jashtë shtëpisë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

– Kujdes me veshmbathjen, duke zgjedhur materiale pambuku e ledhi që mbajnë ngrohtë. Qafa dhe pjesa e përparëshme të mbështillet me shall dhe në kokë të mbahen kapuçe që mbulojnë dhe veshët si dhe dorashka në duart. Përsa u përket këpucëve dhe çizmeve, të mënjanohen ato që janë të përbëra nga material prej gome.

–  Nuk këshillohen udhtimet, sidomos me fëmijë të vegjël. Nëse jeni të detyruar, atëherë për çdo të papritur (rruga për arsye të ndryshme mund të bllokohet dhë për disa orë) merrini me vete edhe ndonjë batanije ose diçka tjetër për ta përdorur për ngrohje.

–  Vëmendje i duhet kushtuar edhe ushqimit, duke zgjedhur produkte që japin më tepër kalori: si përshembull; fasule, thjerrëza, trahanë, oriz, makarona, etj., dhe perime të çdo natyre. Përparësi të kenë sidomos supat dhe gjellët me lugë.   – Fëmijëve tu jepen me tepër lëngje, sidomos ujë dhe lëngjet e përgatitura vetë prej frutave.

I- SHKALLËT  E RËNIES SË TEMPERATURËS

·        Rënia deri në 35 konsiderohet e pa rrezikshme, po me vlerë për ndjekjen e mëtejshme

·        Midis 35 dhe 34 gradë, quhet hipotermi e vërtetë, por e lehtë

·        Nga 34 në 32 gradë, hipotermi mesatare

·        E rëndë, midis 32 dhe 25 gradë

·        Shumë e rëndë, poshtë 24.5 gradë

II- Disa nga shenjat orientuese për vlerësimin e gjendjes:

1 – Hipotermi e lehtë

– Dridhje të lehta ose më intensive (mungojnë te të porsalindurit)

– Lëkurë e ftohtë, e zbehtë ose e mavijosur (cianotike)

– Pakësim dhe rrallim i urinimit

2 – Hipotermi e rëndë

– Lëkura cianotike, e ftohtë, në disa forma hipotermije e tendosur

– Çrregullime të vetëdijes deri në gjendje kome (në temperaturat poshtë 25 gradë)

– Ulje e shpeshtësisë dhe thellësisë së frymëmarrjes

 

– Ngadalësim i pulsit (bradikardi) në rënien e temperaturës poshtë 34 gradë)

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here