Trupat tanë nuk kanë shumë aftësi për të mbajtur nën kontroll nivelet e larta të fruktozës – sheqerit të frutave që gjendet tek lëngjet e frutave apo tek shurupet që përdoren si ëmbëlsues në dyqane – te biskotat, tortat, akulloret dhe pijet. Kjo për shkak se ajo e tejkalon sistemin e insulinës.
Marrja e sasive të mëdha të fruktozës tejkalon proceset normale të kontrollit të sasisë së shegjerit në gjak (trupi prodhon hormonin insulinë për të përdorur ose depozituar glukozën që merr nga ushqimi. Por nivelet e larta të fruktozës nuk e stimulojnë trupin të prodhojë insulinë dhe hormonet që mbajnë nën kontroll urinë). Si rrjedhojë substancat e yndyrshme mund të depozitohen në mëlçi duke shkaktuar zmadhimin dhe mungesën e eficencës së saj, duke çuar në obezitet dhe në diabet të tipit 2.


