Rreziku nga COVID-19, dr. Tritan Kalo: Si japonezët arritën ta përballojnë këtë rrezik më mirë se vendet e tjera

Në një postim në Facebook, mjeku Tritan Kalo ka theskuar edhe njëherë 4 këshilla që duhet t’i mbajmë parasysh, pasi rreziku nga Covid-19 vazhdon ende.

Sipas tij, këto 4 mënyra të të sjellurit të popullit japonez ndikuan dhe po ndikojnë që numri i të sëmurëve dhe i vdekjeve të jenë minimal në raport me numrin e të moshuarve që ka Japonia.

Statusi i mjekut Tritan Kalo:

“‘Carpe diem’….. Gëzoju jetës për çdo ditë, sepse natyra na ka dhënë me shumë zemërgjërësi diellin, ujin dhe ajrin, këta tre aleatë besnikë të gjithkujt për përballimin e çdo sëmundje…..Që jetët tona të jenë sa më të shëndetëshme, kurrë mos të harojmë se rreziku potencial i infeksioneve stinorë, përfshirë këtu edhe Sars-Cov2/Covid-19, është ende si dhe do të jetë i pranishëm për shumë kohë…..Kryeministri i Japonisë është shprehur se 4 (katër) mënyra të të sjellurit të këtij populli ndikuan dhe po ndikojnë edhe pse kanë në përqindje një numër shumë rë madh të moshuarish, që numuri i të sëmurëve dhe i vdekjeve të jenë minimale në raport, me shumë vende socio-ekonomikisht të ngjashme me të përfshirë edhe fqiun tonë Italinë:

1- mos dhënia e dorës e mos përqafimi,

2- higjena maksimale personale dhe ajo kolektive,

3- tradita e mbajtjes së maskave në periudha infeksionesh aerogene dhe në ato mjedise ku ka grumbullime njerëzish,

4- heqja e këpucëve sapo hymë në shtëpitë tona….

Në 7 milionë arbërorët e Ballkanit, që “jemi disi pak japonezë në mënyrën tona të të sjellurit”. A e kemi vallë kaq të vështirë të ruajmë jetët tona, duke ndryshuar disi mënyrat e të sjellurit apo mendojmë se jemi të tepërt mbi këtë planet?

Ju respektojmë dhe ju duam shumë, por edhe ju përpiquni të mos e vështirësoni jetën tuaj, si dhe të na shtoni njëkohësisht edhe ne mantelbardhëve, si dhe personelit tjetër mjekësor barrën e punëve tona… Me mirëkuptim, me mirëbesim, me vetndërgjegjësim të vazhdueshëm ne po ia dalim dhe do ia dalim me siguri mbanë në përballjen tonë me sfidën e vitit 2020, Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….Ditë sa më të mbarë bashkëatdhetarë!”

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3361153043909438

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë