Rreziku shëndetësor që fshihet tek burrat të cilët thinjen shpejt

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ashtu si taksat dhe komentet në Facebook, edhe thinja e flokëve është diçka e pashmangshme në jetë. Por, kjo shenjë e zakonshme e plakjes mund të paralajmërojë për diçka më serioze sesa thjesht kalimi i moshës: sëmundje të zemrës.

Gjatë një studimi të prezantuar tek konferenca EuroPrevent 2017, të organizuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, shkencëtarët zbuluan se sa më shumë flokë të zbardhura të ketë një burrë, aq më shumë gjasa ka që të vuajë nga sëmundja e arterieve koronare, një nga format më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës që shfaqet kur arteriet në zemër fillojnë të ngushtohen dhe forcohen për shkak të formimit ë pllakës bakteriale. Kjo sëmundje e lidhur me zemrën dhe flokët e thinjura nuk ka si shkak moshën apo ndonjë faktor tjetër rreziku kardiovaskular.

Sipas këtij studimi, meshkujt që kanë flokët më të zbardhura, krahasuar me ngjyrën që kanë pasur më parë, janë 31% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundja e arterieve koronare. Gjithashtu, pas një vëzhgimi që u bënë disa njerëzve, shkencëtarët vunë re se personat që vuanin nga kjo sëmundje kishin flokë më të thinjura se ata që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe pse mund të duket si një lidhje e çuditshme, mund të ketë një mekanizëm psikologjik që ndikon si tek thinja e flokëve ashtu edhe problemet me zemrës.

Sa i përket faktorëve të rrezikut, si arteroskleroza (formimi i pllakës bakteriale në arterie) ashtu edhe thinja e flokëve, të dyja përfshijnë stresin oksidativ, inflamacionin, ndryshimet hormonale ose dëmtimin e qelizave funksionale.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se çdo burrë me flokë të thinjura rrezikohet nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë, shkencëtarja Irini Samuel, kardiologe tek Universiteti Kairo, thotë se plakja shtë një “faktor rreziku i pashmangshëm koronar” dhe shenjat dermatologjike, si thinja e flokëve, mund të sinjalizojë për rritje të rrezikut.

Samuel thekson që duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë temë. Për momentin, ju duhet të bëni kontrolle të rregullta nëse kanë filluar t’ju thinjen flokët, edhe nëse nuk keni simptoma të tjera.

Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse