Rreziqet shëndetësore që ju kanosen njerëzve me grupin e gjakut 0

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

grupi 0Grupi i gjakut 0 është më i përhapuri tek njerëzit. Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i japin gjak çdo grupi tjetër, por mund të marrin vetëm nga grupi i tyre.

Sipas studimeve njerëzit me grupin e gjakut 0 janë më të prirur për t’u prekur nga disa sëmundje në krahasim me të tjerët. Shumica e njerëzve me këtë grup gjaku janë të prirur për t’u prekur nga ulçerat, problemet me stomakun, mosfunksionimin e gjendrës tiroide, niveleve të ulëta të hormoneve tiroide dhe mungesës së jodit.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë hiperaktivë dhe impulsivë. Ata stresohen dhe inatosen lehtë. Kjo ndjeshmëri e lartë edhe ndaj gjerave të parëndësishme bashkangjitur një dietë të pashëndetshme mund të çojë në proçese të dëmshme metabolike, të tilla si rezistencë ndaj insulinës, aktivitet i ngadaltë i gjendrës tiroide dhe shtim në peshë.

Nëse njerëzit me grupin e gjakut 0 nuk mbajnë një dietë të shëndetshme ju rritet aciditeti në stomak dhe shtojnë në peshë sidomos në zonën rreth barkut. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe duhet të konsumoni me moderim alkoolin dhe kafeinën.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj