Kryefaqja Femrat Rreziqet shëndetësore të aborteve tek adoleshentet  

Rreziqet shëndetësore të aborteve tek adoleshentet  

0
Shpërndaje

Aishe Thartori

Statistikat e tregojnë se abortet në Shqipëri janë në nivele shqetësuese. Por edhe shifrat e deritanishme janë të cunguara. Mjekë obstetër-gjinekologë pohojnë se mungesa e raportimeve nga klinikat private në lidhje me abortet që realizohen pranë tyre, janë shkaku kryesor që nuk ka të dhëna zyrtare të sakta. Megjjithatë, shqetësues mbetet fakti se shumë prej këtyre aborteve vijnë nga adoleshentet, përkatësisht të shtatzene plazh 1moshave nga 13-18 vjeç, të cilat shohin tek bluzat e bardha dhe aborti të vetmen rrugëzgjidhje.

Mjekja obstetër-gjinekologe pranë maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Mirela Rista, na shpjegoi nga afër për pasojat që le aborti tek nënat e reja.

Sa të rrezikshme janë abortet në moshën e adoleshencës? Sa të ndërgjegjshme dhe informuara janë adoleshentet në lidhje me pasojat shëndetësore që lë aborti? 

Fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale tek vajzat sot regjistron edhe mundësinë e aborteve që në moshën 14-vjeçare. Dihet që raportet seksuale të pambrojtura, që zakonisht janë rutinë tek vajzat e reja, janë shkaku parësor që i shpie drejt abortit.

Këto organizma të pamaturuar, ende nuk e kanë  formuar atë pjekjen e plotë që i duhet organizmit të një femre për të filluar dhe mbajtur një shtatzëni të shëndetshme, por kjo nuk është arsyeja e vetme që i shpie drejt abortit.

Ndërprerja e shtatzënisë shumë herë vjen me vullnetin e tyre, sepse kuptohet është një moshë e vogël, është një moshë kur ato nuk e kanë vendosur për të pasur një lidhje fikse dhe partneri nuk është personi që garanton dhe mbajtjen e familjes, kështu që ato zgjedhin në mënyrë të vullnetshme të ndërpresin shtatzëninë.

Kushtet në të cilat kryhet ndërhyrja janë absolutisht të padhimbshme, në kushte të një steriliteti të tillë që nuk le pasoja nga pas, në rast se realizohet nga një staf mjekësor i kualifikuar.

Mjekja Mirela Rista
Mjekja Mirela Rista

Shpeshherë realizimi i abortit në rrethana të tilla, të lehta, pa dhimbje, pa infeksione të mëvonshme, duket se i “inkurajon” këto vajza të vazhdojnë të kryejnë marrëdhënie të pambrojtura. Por ne gjithmonë ua bëjmë të qartë  se aborti i kryer në mosha të reja, pra në kushtet e papërfunduara të një pjekjeje të plotë seksuale që përfundon në moshën 18-vjeçare, bën të mundur që në një moment të dytë, pavarësisht faktit që çdo gjë shkoi mirë gjatë abortit, kur ato të kenë vendosur një lidhje të qëndrueshme dhe dëshirojnë me vetëdije të plotë të mbajnë një shtatzëni, pra të bëhen nëna, janë të prirura të kenë edhe më shumë ankesa sesa një nënë e re, e cila e nis të planifikuar një shtatzëni mbi 18 vjeç.

Cilat janë këto ankesa konkretisht?

Ankesat që shfaqen gjatë shtatzënisë së dytë kanë të bëjnë me atë që këto mitra, uteruse që janë përballur me një abort të kaluar në një moshë të hershme të vajzës, janë të prirura për të mos qenë të qeta duke shkuar në mënyrë spontane drejt një aborti, për të vetmen arsye që kanë bërë aborte të mëparshme kur kanë qenë në mosha të papërfunduara të rritjes, pra 14-18 vjeç. Pasojat shfaqen në formën e dhimbjeve, së hemorragjisë së papritur që shpesh i shpie drejt regjimit të shtratit, të marrjes së mjekimeve apo deri në sterilitet të femrës.

Çfarë ndodh në rastet kur këto mosha kryejnë më shumë se një abort?

Në këto kushte ne u propagandojmë vajzave të moshave të vogla pas ndërprerjes së shtatzënisë së parë të fillojnë të marrin kontraceptivë të tillë që i përshtatet moshës së tyre duke i ruajtur nga një shtatzëni tjetër e padëshiruar ose ju bëjmë të qartë që më e mira është që të përdorin rregullisht prezervativin gjatë çdo akti seksual, i cili jo vetëm mbron nga shtatzënitë e padëshiruara, por edhe nga infeksionet seksualisht të trasmetuara, sepse edhe një marrëdhënie e parë  i vë ato përballë shtatzënisë ose IST-ve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here