Rrëzohet koncesioni për ‘pullën’ e ilaçeve, PD dhe LSI kundër

oppVendosja e pullës fiksale nga konçesionari nuk ka marrë miratimin e komisionit të shëndetësisë. Përveç opozitës, projekti është kundërshtuar edhe nga deputetët e LSI-së, të cilët nuk bien dakord me faktin që çmimi i barnave për pacientët të rritet me 2.4%.

‘Nuk mund të votoj pro kësaj marrëveshjeje. Ajo duhet të kalojë në rinegocim dhe të vijë një herë tjetër për t’u diskutuar. Nuk mund të pranoj që me votën time të shtohet kosto në dëm të pacientit’, deklaroi deputeti Vangjel Tavo.

Ministri i Shëndetësisë argumentoi se me vendosjen e pullës fiskale për barnat rritet siguria, pasi do të ngrihet për herë të parë në Shqipëri sistemi i gjurmimit të barnave.

‘Sot kemi një pullë që kushton 6 lekë të vjetra, por nuk ka një sistem që gjurmon në çdo moment. Kontrata e vitit 2011 ende pa hyrë në fuqi ka po një pullë që do kushtonte po të zbatohej 24 lekë. Po ishte prapë pullë. Këtu kemi edhe një sistem informatik, që do të thotë se ka të paktën 200 milionë transaksione në vit, 2.500 përdorues, sistemi do punojë 365 ditë të vitit dhe maksimalisht 20 orë në ditë’,deklaroi Beqaj.

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu kërkoi rishikim të propozimit të konçesionarit. Kostoja për pullën dhe ngritjen e sistemit të gjurmimit parashikohet të jetë në 4 milionë euro. / TCH

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë