Rriten rastet me skoliozë te fëmijët e moshës 10-17 vjeç, shkak qëndrimi në telefon dhe çantat e shkollës

Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në celular për një kohë të gjatë, çantat e shkollës dhe faktorë të tjerë kanë bërë që përgjatë viteve të fundit të rriten rastet e skoliozës, tek fëmijët e moshës 10 -17 vjeç.

Sipas specialistëve të fushës, pavarësisht problemit shqetësues, sfidë mbetet diagnostikimi i hershëm i rasteve dhe më tepër kujdes nga ana e prindërve për të parandaluar agravimim e rasteve për të cilat nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

“Një dhimbje muskulare është ajo që bën prindin të shkojë te specialisti dhe në disa raste fëmija diagnostikohet me skoliozë. Gjëja kryesore është që prindërit nuk duhet të alarmohen kur fëmijët preken me skoliozë. Është e rëndësishme koha e diagnostikimit sepse na jep mundësi ta menaxhojmë lehtësisht“, tha fizioterapisti Gerald Gorari për TCH.

Edhe pse në Korçë nuk ka statistika për rastet e fëmijëve të prekur nga skolioza, specialistët pranojnë se rastet janë shtuar ndjeshëm.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis