Rritet numri i personave të infektuar me HIV/AIDS në Shqipëri, mes tyre 4 fëmijë të vegjël

Rritet numri i personave të infektuar me HIV/AIDS në Shqipëri, mes tyre 4 fëmijë të vegjël.

Sipas Top Channel për vitin 2024 deri në muajin tetor janë diagnostikuar 119 raste të reja me virusin HIV, por deri në fund të vitit kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë.

Janë 89 meshkuj, 30 femra dhe 4 fëmijë të vegjël që janë diagnostikuar në pediatri, të cilët e kanë mësuar këtë vit se janë infektuar me HIV. Një numër i konsiderueshëm i të prekurve e kanë diagnostikuar në stad të vonë sëmundjen e AIDS, dhe si pasojë këta persona mund të kenë infektuar edhe partnerë të tjerë, pa e ditur.

Gjate vitit 2024 kanë humbur jetën për shkak të HIV AIDS 15 persona, 8 prej të cilëve i përkasin rasteve të diagnostikuara këtë vit. Një prej tyre ka kryer vetëvrasje. Pjesa më e madhe e personave të prekur diagnostikohen në klinikën ambulatore në QSUT dhe jo nga testimi vullnetar.

Rruga e transmetimit mbetet ajo seksuale dhe predominon infektimi nëpërmjet rrugës heteroseksuale, ndëkohë që i përhapur është transmetimi i virusit ndërmjet meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, por këta te fundit raportojnë më pak për shkak të stigmës. Në rastet e diagnostikuara në vitin 2024, numri më i madh konstatohet te meshkujt e grupmoshës 30-39 vjeç dhe 40-49 vjeç, ndërsa te femrat në grupmoshën më pak se 50 vjeç.

Gjatë vitit 2024 janë regjistruar pesë gra shtatzëna me infeksionin HIV. Tre raste u diagnostikuan si raste të reja, ndërsa dy ishin me infeksion HIV, të njohur më parë. Ndërkohë dy raste të grave shtatzëna me HIV kane lindur dhe bebet e tyre, po ndiqen sipas protokolleve përkatëse, ndërkohe që dy prej tyre janë akoma në pritje të lindjes.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet