Rritet numri i urgjencave te Covid-1, vetëm gjatë ditës së sotme 12 raste

Situata me koronavirusin në vendin vijon të jetë e rënduar. Në një raportim nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj tha për “News24” dhe se vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në këtë spital 12 urgjenca mjekësore me të sëmurë rëndë.

“E premtja ka shënuar rekordin e urgjencave mjekësore. Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më tani janë të paktën 12 ambulanca deri më tani me të sëmurë rëndë, që kanë mbërritur në spitalin Covid-1. Shumica e personave të mbërritur sot janë në moshë mbi 70 vjeç. Nga bisedat jashtë spitalit thuhet se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë bërë vaksinën dhe nuk kanë qenë të infektuar më parë me virusin. Ngarkesa spitalore në të dy spitalet Covid ka mbërritur në 80%, pra vetëm 20% e shtretërve janë të lirë. Po të ecet me këtë ritëm shtrimesh, brenda kësaj jave do të ezaurohen të gjithë shtretërit”, tha gazetari Skëndaj.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet