Rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri, Manastirliu: Vaksinohuni sa më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook thotë se rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri tregon se vaksinimi nuk pret. Ajo ripërsërit thirrjen që në këtë muaj të hapur të gjithë të shkojnë të vaksinohen sa më parë në pikën më të afërt.

Manastirliu gjithashtu tregon se janë kryer 1 milion e 229 mijë e 405 vaksinime prej fillimit teksa vetëm gushti do të jetë muaj i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

Ditën e djeshme Shqipëria shënoi 99 raste të reja brenda 24 orëve, shifër të cilën nuk e regjistronte prej kohësh. Varianti Delta tashmë është prezent në vend dhe duket se po ndikon drejtpërdrejt në këtë rritje të infektimeve.

Postimi i plotë:

Rritja e rasteve të të prekurve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret.
Vaksinimi është detyrë qytetare.
Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.

VaksinatShpëtojnëJetë

1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese