Rritja e temperaturave shton fluksin në pediatri, mjekët në QSUT: Konsultohuni me mjekun e familjes

Iliada Kovaçi

Qendrat Shëndetësore dhe spitalet po përballen me një fluks të shtuar pacientësh, kryesisht fëmijë, për shkak të virozave të stinës dhe gastrointeriteve. Ndërkohë, stina e verës ekspozon qytetarët ndaj një sërë rreziqesh të tjera si: dehidrimi për shkak të rritjes së temperaturave dhe moskonsumimit të mjaftueshëm të lëngjeve; djegiet për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në diell; pickimet nga insektet apo gjarpërinjtë etj.

Për të bërë një vëzhgim të situatës, gazeta Shëndeti ishte sot në ambientet e QSU “Nënë Tereza”, në urgjencën e pediatrisë. Nga kontaktet e personelin shëndetësor, mësuam se ka një fluks të shtuar të pacientëve, “numri i vizitave shkon deri në 250-300 raste në ditë, ku rreth 60% e rasteve paraqiten kryesisht natën”, shprehet një prej profesionistëve që ofron shërbim në urgjencën pediatrike. “Janë shtuar kryesisht rastet urgjente për shkak të kafshimit nga qentë apo gjarpërinjtë”

Të pyetur lidhur me situatën e pacientëve të vegjël të infektuar me Covid-19, nga personeli na u tha se “rastet e infektuara kanë rënë ndjeshëm. Kemi një rast në javë.”

Stafi ka pohuar se ndikim në përballimin e fluksit sigurisht ka patur inagurimi i godines së re, ku ka shtim të numrit të shtretërve dhe pavioneve.

Duke i këshilluar prindërit që të kenë më tepër kujdes në ushqyerjen e fëmijëve me ushqime sa më të  freskëta e stinore dhe ekspozimin e kufizuar në diell në këto temperatura të larta, mjekët bënë thirrje që fillimisht fëmijët të drejtohen te mjeku i familjes dhe jo në urgjencë.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet