Nëse ju ndodh të vizitoni manastiret e priftërinjve domenikanë, do të shihni në kopshtin e tyre një shkurrëz me gjethe qetësuese: marenën, e cila shërben për të mbajtur shpirtrat e qetë. Do të vini re gjithashtu zarzavate të ndryshme, por asnjëherë rukolën.
Kjo për faktin, sepse rukola konsiderohej si bimë që zgjonte epshet seksuale.
Në ditët e sotme kjo nuk konfirmohet shkencërisht. Rukola u vjen në ndihmë personave që nuk kanë oreks, veçse duhet të përdoret e freskët në sallata të përziera.
Rukola e egër është shumë e përhapur. Nëse e njihni, mund edhe ta përdorni, ka një shije më të thellë se sa rukola e kultivuar./Ciro Vestita, dietolog italian


